Opoja.net
Meka Mish

Kosova dhe Turqia shumë shpejt me marrëveshjen për tregti të lirë

Kosova është një shembull shumë i mirë i bashkëjetesës së disa komuniteteve në një vend. Ndërsa, komuniteti turk në Kosovë forcon lidhjet me Turqinë, andaj shumë shpejt do të lidhet marrëveshja për tregti të lirë.

Kështu u tha në një ngjarje të Qeverisë së Kosovës, të organizuar për nder të Ditës së Komunitetit Turk, ku u theksuan raportet e mira ndërmjet këtij komuniteti me pjesën tjetër të shoqërisë.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kjo ditë shërben si një moment i mirë për të reflektuar për marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet.

Sipas tij, roli vendimmarrës i komunitetit turk ka avancuar në Kosovë, teksa u shpreh se ndjehet i nderuar që në ditën nacionale të turqve janë bashkuar sot.

“Populli turk i Kosovës janë një urë lidhëse me Republikën e Serbisë, dhe rezultat i kësaj Republika e Kosovës ka një bashkëpunim shumë të mirë me Republikën e Turqisë dhe e falënderojmë Republikën e Turqisë për ruajtjen e paqes me KFOR-in, përkrahjen ekonomike, politike. Si kryetar i Qeverisë, angazhohem që të jem një koleg i mirë me gjithë komunitetin turk në Kosovë dhe po ashtu, angazhohem që përditë të trajtojmë kërkesa dhe tema që lidhen me jetën e turqve të Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

E për të uruar ditën e komunitetit turk, në Kosovë ka ardhur një delegacion nga Turqia, të cilët morën pjesë në ngjarje e organizuar sot nga qeveria e Kosovës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kajmakci, tha se Kosova është një shembull shumë i mirë i bashkëjetesës së disa komuniteteve në një vend. Edhe pse është një vend i vogël, Kajmacki tha se Kosova është një shembull shumë i mirë.

“Gjashtë yjet në flamurin e Kosovës përfaqësojnë gurthemelet e Kosovës. Dhe, të gjitha ato yje të Kosovës, jemi të kënaqur që po i shohim duke jetuar këtu në mënyrë paqësore. Komuniteti turk në Kosovë është një urë lidhëse mes komunitetit turk në Turqi dhe dëshirojmë që kjo urë lidhëse të forcohet edhe më shumë. Ne shpresojmë që të gjithë popujt e Ballkanit të anëtarësohen në BE dhe NATO. Turqia si kandidate për të hyrë në BE, e përkrahë këtë proces… Ne dëshirojmë të bëjmë marrëveshjen për tregti të lirë me Kosovën, në një të ardhme të afërt për shkak se ekziston një potencial i madh. Ne do të përkrahim formimin e Ushtrisë së Kosovës”, tha Kajmakci.

Urimet e tij për këtë ditë ka shprehur edhe ministri i Administratës Publike në Kosovë, Mahir Yagcilar, i cili foli për përkrahjen e komunitetit turk të Kosovës, teksa tha se komuniteti turk është mirënjohës për përkrahjen e shtetit të Kosovës.

“Kosova ka vullnetin për përkrahje të gjithë komuniteteve të Kosovës, ekziston infrastrukturë ligjore e mirë. Por, ekziston nevoja për implementim të ligjeve më të mira dhe përkrahja përmes projekteve si: hartimi i strategjive zhvillimore për të gjitha komunitetet veç e veç, përdorimi më i mirë i gjuhëve amtare, përkrahja drejtpërdrejt për arsimimin në gjuhën turke dhe gjuhët tjera, ndërtimi i qendrave kulturore për komunitetin turk, përkrahje dhe subvencione për afaristët dhe bujqit dhe gjithashtu edhe punësimi i drejtë. Ka një infrastrukturë të mirë, por nevojitet implementimi i përdorimit të gjuhëve amtare, përkrahje dhe subvencione për bujqit e të tjera”, tha Yagcilar.

Ndërsa deputetja Myfera Shinik, u shpreh se do të mundohet të bart ditën e komunitetit turk në Kosovë në gjenerata të tëra.

“Në vitin 2020, shpresojmë që të hapim një qendër kulturore në aspektin më të mirë, dhe shpresoj se në këtë aspekt do të marrim përkrahje nga kryeministri i Kosovës. Dhe, së bashku me këtë, në të gjitha komunat ku jeton populli turk, dëshirojmë të jetësojmë adetet turke dhe të vazhdojmë këto”, u shpreh Shinik.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës ka organizuar një koktej rasti. /KP/Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit të Serbisë

Opoja.net

Gashi në Berlin: Kosova e përkushtuar në bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë

Opoja.net

Kosovari i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Opoja.net

Përfaqësuesit e Preshevës: Bashkimi me Kosovën, e vetmja zgjidhje

Opoja.net

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e NATO-s “Immediate Response-19”

Opoja.net

Rreth gjashtë muaj nga vendosja e taksës – eksporti i produkteve serbe në Kosovë ka rënë prej 98.2 për qind

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net