Opoja.net
Meka Mish

Kosova do të aplikoj për ta organizuar Kampionatin Evropian

Në një intervistë për RTK-në, numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova do të tentojë të aplikojë në një të ardhme të afërt në UEFA për të marrë organizimin e ndonjë evenimenti madhor.

Ai synon që këtë ta bëjë së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë dhe eventualisht edhe Malin e Zi.

 

Në një të ardhme planifikojmë të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë ngjarje të madhe si Evropiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi”, u shpreh Ademi.

Këto komente i bëri Ademi duke shpresuar që kryetari i Federatës së Maqedonisë të zgjidhet shqiptar në zgjedhjet që do të mbahen pas pak ditësh.

Sigurisht, një gjë e tillë do të ishte fantastike për kombin shqiptar.

Mos i humb

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet

Opoja.net

FFK del me njoftim rreth shitjes së biletave për ndeshjen Angli–Kosovë

Opoja.net

Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës

Opoja.net

Kosova me ngritje të madhe në FIFA, tjetër rekord nga Dardanët

Opoja.net

Top 5 shënuesit më të mirë të Kosovës

Opoja.net

UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet kualifikuese për Evropian

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net