Opoja.net

“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

Kosova
“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë synim Kosova duhet t’i thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që moslargimi i taksës për mallrat serbe të ndikojë në raportet e FSK-së me ShBA-në.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes vete.

“Partneriteti strategjik special me ShBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani.

Në këtë intervistë dhënë me rastin e shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ramadani ka bërë thirrje që tërë skena politike dhe institucionale të reflektojë edhe një herë përkushtimin për të avancuar, mbrojtur dhe garantuar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

Loading...

Mos i humb

Kosova pa të dhëna të sakta për dëmet ekonomike nga COVID-19

Opoja.net

OBSH me udhëzime të reja për qytetarët me rastin e festës së Bajramit

Opoja.net

Veseli përmes një fotografie te xhamia e Mlikës në Dragash uron Bajramin

Opoja.net

A do të ketë nesër masa të shtuara? – Flasin nga Policia e Kosovës

Opoja.net

​Qytetarët thonë se do të respektojnë rregullat gjatë festës së Bajramit

Opoja.net

Sindikata e punëtorëve: U keqpërdorën 8 milionë euro nga Pako emergjente, të martën protesta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net