Opoja.net
Meka Mish

Kosova eksporton 30 milionë euro shërbime inovative

Kosova eksporton 30 milionë euro shërbime inovative

Kosova eksporton shërbime të bizneseve inovative në vlerë prej 30 milionë euro, tha kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Në një takim të zhvilluar sot në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Haradinaj tha se kjo ministri po i mbështet bizneset inovative.

“Sot zhvilluam një takim pune, ministri paraqiti angazhimet që i ka ministria gjatë këtij viti. Është një lajm i mirë kjo ministri ka arrit me qenë partnere me bizneset inovative. U fol përkrahja e investitorët e ri, ata inovativ që janë. I kemi disa brende shumë të mira dhe të ecim përpara. Ne eksportojmë shërbime të këtyre bizneseve inovative në vlerë prej rreth 30 milionë euro. Arsyeja e kësaj vizite është se kam thënë që ky vit do të jetë viti ekonomik dhe kjo ministri ka të bëjë pikërisht me ekonomi”, tha ai.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha gjatë takimit me kryeministrin kanë shpalosur punët që po kryen ministria që ai udhëheqë si dhe ato të cilat priten të realizohen në vitin 2019.

“Pata kënaqësinë sot që ta kem kryeministrin dhe të bisedojmë për vitin ekonomik të shpallur nga kryeministri dhe t’i bashkërendojmë aktivitetet tona”, tha Beqaj. /Telegrafi/

Mos i humb

KFOR-i do të kryej ushtrim në fshatin Zhur

Opoja.net

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Opoja.net

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Opoja.net

Haradinaj thotë se taksa 100 për qind për Serbinë mund të jetë e përjetshme

Opoja.net

20 vjet nga çmilitarizimi i UÇK-së

Opoja.net

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net