Opoja.net

Kosova fton Mirlind Kryeziun për dy ndeshjet e radhës

Sport

Njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Zvicër, Mirlind Kryeziu edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kosovës.

Pasi ditë më parë lojtari kishte konfirmuar se ka marrë pasaportën e Kosovës për Telegrafin, tani atij i ka shkuar edhe ftesa.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes e ka ftuar qendërmbrojtësin për dy ndeshjet e radhës në muajin nëntor.

Burime të Telegrafit pranë futbollistit shtatlartë kanë konfirmuar se ftesa për lojtarin tanimë ka shkuar në klubin e Zurichut.

Mirlind Kryeziu
21-vjeçari do të jetë në mesin e 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Kosova fillimisht do të luaj në udhëtim te Malta me 17 nëntor, ndërsa pas tri dite në stadiumin Fadil Vokrri pret Azerbajxhanin.

Kryeziu ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Zvicrës, por në fund vendosi ta përfaqësojë Kosovën.

Qendërmbrojtësi këtë edicion ka luajtur tetë ndeshje me Zurichun, shtatë në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Zvicrës. /Telegrafi/

Mos i humb

Xhaka i rikthehet stërvitjeve para sfidës me Liverpoolin: Po ndjehem mirë

Opoja.net

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

Opoja.net

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t’i zëvendësojë

Opoja.net

Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti në histori të futbollit – Mourinho lider

Opoja.net

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net