Opoja.net
Meka Mish

Kosova luan për fitore sonte

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e kishte nisur me barazim kampanjën e parë të saj, atë kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”.

Kishte barazuar në udhëtim ndaj Finlandës me shifrat 1:1. Më pas i humbi të gjitha nëntë ndeshjet e tjera të atij cikli, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me barazim Kosova e nisi edhe kampanjën e dytë të saj, atë në kuadër të garës së re të organizuar nga UEFA – Liga e Kombeve. Barazoi të premten në Baku ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 0:0, në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve. Liga D është niveli i katërt (i fundit) i Ligës së Kombeve.

Pra, Kosova ende nuk ka fituar ndeshje zyrtare. Këtë synon ta bëjë të hënën (sot) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Për Kosovën kjo është ndeshja e parë zyrtare që e luan në shtëpi, në territorin e vendit. Ndeshjet si vendase të eliminatoreve të kaluar, Kosova i luajti në Shkodër, në mungesë të një stadiumi adekuat në Kosovë.

Mos i humb

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret

Opoja.net

Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Opoja.net

Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Opoja.net

Porto në bisedime të avancuara me Buffonin

Opoja.net

Zyrtare: Milani me 10 gusht luan në Kosovë përballë Feronikelit

Opoja.net

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net