Opoja.net
Meka Mish

Kosova në ditë zie, sot i jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit

Sot i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë dje në moshën 57 vjeçare.

Aktivitetet komemorative dhe varrimi organizohen nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Agjenda:

12:00 -13:00 – homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës,

14:00- mbledhje komemorative në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës,

17:00 – varrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.

Në nderim të Fadil Vokrrit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë.

Vokrri ndërroi jetë si pasojë e një sulmi kardiak.

Shumë qytetarë natën e mbrëmshme kanë ndezur qirinjtë për ta nderuar të ndjerin Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Valencia fiton Kupën e Mbretit, mposht Barcelonën në finale

Opoja.net

Berisha do të largohet nga Atalanta, e ardhmja e tij mes Anglisë dhe Italisë

Opoja.net

Lionel Messi është fitues i ‘Këpucës së Artë’ për Evropë në sezonin 2018/19

Opoja.net

Mësohet shuma se sa do të fitojë klubi që triumfon në finale të Kupës së Kosovës

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat, Angli-Kosovë

Opoja.net

Apeli i UEFA-s refuzon ankesën e malazezëve, Mali i Zi-Kosovë do të luhet pa publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net