Opoja.net

Kosova përmbush 72% të tregut, me grurë vendor

Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut dhe breshëri, Kosova ka pësuar dëme të mëdha në kulturën bujqësore në përgjithësi, e në veçanti në prodhimet e grurit. Reshjet dëmtuan në masa ekstreme sektorin e lavërtarisë.

Sipas Profesorit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovcit këtë vit, aktualisht kur gruri është në fazën e pjekjes dhe pritet të fillojnë korrje – shirjet, po përballemi me reshje të paparashikueshme, andaj në kushte të tilla do të kemi rënie të rendimenteve dhe ndryshime në cilësitë teknologjike të fryteve të grurit.

“Pakënaqësia e prodhuesve do të jetë shumë e madhe në realizimin e masës hektolitrike (tregues shumë i rëndësishëm i cilësisë së grurit), e cila këtë vit do të jetë nën standard (76 kg/hl)”, tha Rusinovci për Gazetën Observer.

Niveli i dëmeve të shkaktuara në prodhimin e grurit në shumicën e komunave të Kosovës është më së paku 30% humbje.

Nga komunat që kanë pësuar dëme më së shumti nga reshjet e fundit aktualisht është komuna e Rahovecit.Reshjet në këtë komunë kanë lënë pas dëme prej afër 100.000 euro, ku prej 1.600 ha të mbjellura grurë janë dëmtuar rreth 184. 13 ha apo 533.275 kg grurë.

Lexo po ashtu: A e dinë autoritetet kosovare për vendndodhjen e të zhdukurve gjatë luftës

Në këtë drejtim nuk mbetet mbrapa as Komuna e Lipjanit, Milazim Berisha, prodhues i grurit në këtë komunë i cili tha se gjendja e shkaktuar si pasojë e reshjeve të këtij viti është tejet shqetësuese dhe se dëmtime të tilla nuk mbahen mend.

Sipas tij, në masë të madhe ka pësuar dëme kultura e grurit, pasi pothuajse 30% e të mbjellurave, fermerët nuk kanë arritë as t’i korrin dhe ata që kanë arritur të realizojnë korrjen, nuk kanë pas mundësi të nxjerrin as 50% të rendimentit si pasojë e reshjeve të mëdha.

Shefqet Amerllahu nga Drejtoria e Bujqësisë në Lipjan, tha se janë realizuar vlerësime të dëmeve të shkaktuara, por në mungesë të buxhetit ne nuk kemi mundësi t’i kompensojmë, prandaj kjo mbetet kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë në nivelin qendror.

Ndërkohë Isuf Cikaqi, Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në MBPZHR ka thënë se reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në cilësinë e grurit dhe sasi më të ulët të tij.“Po flasim për këtë kohë, sepse kur ka filluar të korret gruri, edhe cilësia edhe sasia ka qenë në nivel mjaft të lartë.

Lexo po ashtu: Zeka deputetëve: Ju ka kap frika se pas këtij mandati keni me shit fara të kungujve

Por, për fat të keq ka pasur shumë reshje dhe kjo sasi e grurit e cila ka mbetur pa u korrur dhe e cila do të korret këto ditë, normalisht me këto reshje do të këtë një ulje, në një përqindje do të këtë ulje të cilësisë së grurit”, tha Cikaqi.

Ai tutje ka shtuar se sipas informacioneve nga terreni, deri më tani janë korrur mbi 60 për qind e sipërfaqeve me grurë, ndërsa diku 40% ka mbetur për tu përfunduar.

Por, problem për këtë janë kushtet klimatike të cilat po pamundësojnë realizimin e korrje -shirjeve. Në anën tjetër MBPZHR thotë se këtë vit nuk posedon buxhet të veçantë për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, por për këtë tashmë është nxjerrë Vendimi i Qeverisë Nr.01/58, datë: 24.07.2018 për kompensimin e menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë.

Sipas MBPZHR këtë vit në gjithë vendin me grurë kanë qenë të mbjellë 74,313 ha dhe nëse arrihet rendimenti mesatar prej 4000 kg/ha atëherë do të prodhohen gjithsejtë 296.000 ton grurë, ndërsa nevojat në Kosovë janë 410.000 ton grurë për 1 vit. Pra, nëse arrihet sasia e përgjithshme e prodhimit prej 296.000 ton grurë, atëherë i bie që të plotësohen nevojat në 72 %.

Lexo po ashtu: Dikur e quante tradhtar, por a i frikësohet tani Haradinaj ‘tradhtisë’ së Thaçit në dialog?

Pjesa tjetër duhet të sigurohet nga importi e që bazuar në të dhënat statistikore, më së shumti importohet grurë dhe miell nga: Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Austria, Kroacia etj. Të pyetur se sa do të jetë i sigurt apo cilësor ky miell i importuar MBPZHR beson se nga ana e AUV-së do të kërkohet me rigorozitetin më të madh që mielli t’i përmbush indikatorët minimal të cilësisë, të cilët janë të paraparë.

Mos i humb

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Opoja.net

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Opoja.net

Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës IUCN

Opoja.net

Ambasada amerikane u kërkon kosovarëve ta ruajnë rrëqebullin

Opoja.net

Thellohet kriza e grurit në Kosovë

Opoja.net

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Opoja.net

Ngritja e temperaturave favorizon fillimin e spërkatjeve në pemishte

Opoja.net

Temperaturat e kësaj jave, favorizojnë krasitjen e pemëve

Opoja.net

Pamje fantastike e natyrës dhe një dreri në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net