Opoja.net
Meka Mish

Kosovës i avancohet statusi në Frankofoni, bëhet anëtare e asociuar

Në Samitin e 17-të të Frankofonisë, që po i zhvillon punimet në Jerevan të Armenisë, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë kanë votuar unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar.

Presidenti Thaçi këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.

“Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka shkruar Thaçi.

Në mesin e krerëve të shteteve që po marrin pjesë në këtë samit janë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, Princi Albert II i Monakos, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone. /Telegrafi/

Mos i humb

S’ka heqje të vizave as gjatë Presidencës finlandeze

Opoja.net

Fillim-java me shi, nga e premtja mot me diell

Opoja.net

Prizren 1999, nënkoloneli serb i veshur si civil në mesin e shqiptarëve vëzhgon hyrjen e trupave të NATO-s

Opoja.net

Nxënësit e Gjakovës dhe Prizrenit mbajnë testin e maturës

Opoja.net

Vazhdojnë të rriten dërgesat e diasporës në Kosovë

Opoja.net

Me lule, duartrokitje e ovacione mijëra qytetarë mirëpritën Bill Clinton në Prishtinë (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net