Opoja.net
Meka Mish

Krasniqi i VV-së së Dragashit reagon ndaj shkrimit të Opoja.net

Anëtari i vetëm i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Dragash, Laurat Krasniqi, para pak kohe ka reaguar ndaj një shkrimi të Opoja.net, në lidhje me mungesën e grave në strukturat vendimmarrëse të Qendrës së VV-së në Dragash.

Në një status në Facebook, Krasniqi ka theksuar se “Qendra e Lëvizjes në Sharr ka shumë vota nga Gratë, por fatkeqësia në këtë anë të Kosovës është se femrat janë dhe mbeten të izoluara.” Më tutje, ai ka premtuar se Vetëvendosje! në Dragash do të befasojë, siç ka shkruar ai, “me strukturën e gruas që do e ndërtojmë”, ashtu siç, sipas tij, kishin befasuar edhe me rezultatet zgjedhore. Sidoqoftë, duket se Krasniqi ende nuk është liruar sa duhet nga termat seksistë, pasi që vazhdon t’u referohet grave si ‘femra’.

Ky është statusi i plotë në Facebook:

“E vërteta është se Qendra e Lëvizjes në Sharr ka shumë vota nga Gratë, por fatkeqësia në këtë anë të Kosovës është se femrat janë dhe mbeten të izoluara. Gjithësesi, ashtu siç ju befasuam me rezultate elektorale do të ju befasojmë edhe me strukturën e gruas që do e ndërtojmë në të ardhmen. Ps. Gjërat i lëvizim ngadal e sigurt!” /Opoja.net

KG 1

Mos i humb

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Lipjan

Opoja.net

“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”

Opoja.net

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Opoja.net

Komandanti i NATO-s për Evropë: Dialogu Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Opoja.net

Pika kufitare Restelicë-Strezomir e hapur nga sot

Opoja.net

Edhe Jakup Krasniqi ftohet nga Specialja në Hagë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net