Opoja.net

Kredi deri në fyt, kosovarët me rreth 3 miliardë euro borxh në banka

Kosova
Kredi deri në fyt, kosovarët me rreth 3 miliardë euro borxh në banka

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të hyn në kredi në banka. Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë treguar se  kosovarët deri në muajin shkurt të këtij viti kanë marr kredi rreth 3 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 11.4 për qind.

“Sektori bankar, si komponenti kryesor i sistemit financiar në vend, në vitet e fundit ka përshpejtuar rritjen e aktivitetit kreditues, duke dhënë kështu kontribut të shtuar në financimin e rritjes ekonomike në Kosovë. Krahas rritjes së aktivitetit kreditor, përmirësim të mëtejmë shfaqën edhe treguesit e shëndetit financiar, gjë që flet për rritje të shëndetshme të këtij sektori. Kreditë e sektorit bankar, në muajin shkurt 2019, arritën shumën prej 2.77 miliardë eurosh, duke shënuar rritje vjetore prej 11.4%”.

Sipas BQK rritja e përshpejtuar e aktivitetit kreditues u shoqërua me zvogëlimin e normave të interesit në kredi, të cilat në muajin shkurt 2019 kishin një mesatare prej 6.8 për qind.

“Treguesit e shëndetit financiar vazhduan të tregojnë nivel të lartë të qëndrueshmërisë së këtij sektori në të gjitha aspektet. Vlen të theksohet posaçërisht cilësia shumë e mirë e portofolit kreditor me një normë të kredive joperformuese prej vetëm 2.6% në shkurt 2019, e cila shënoi rënie të mëtejshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar prej 3.1%.”.

Por, edhe me depozitat qytetarët e Kosovës nuk qëndrojnë keq.  Në BQK kanë treguar se depozitat kanë arritur në 3.36 miliardë euro.

“Burimi kryesor i financimit të aktivitetit të sektorit bankar vazhdojnë të jenë edhe depozitat, vlera e të cilave gjatë kësaj periudhe, arriti në 3.36 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 8.2 për qind”.

Loading...

Mos i humb

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net

Qytetarët, shumë të pakënaqur me drejtimin politik të vendit

Opoja.net

Banka Boterore: Për shkak të pandemisë deri në 150 mijë njerëz në Kosovë mund të bien në varfëri

Opoja.net

Shembet shtëpia në Prizren, lëndohen dy banorë (VIDEO)

Opoja.net

Testi i Arritshmërisë mbahet më 23 qershor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net