Krijimtaria letrare e Demir Reshitit botohet në Maqedoni

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Këndi Letrar Opoja

Poeti nga Bresana, Demir Reshiti i cili për të dytin vit me radhë është zgjedhur nga lexuesit e Opoja.net si poeti më i mirë i Opojës, po vlerësohet edhe jashtë shtetit të Kosovës. Këtë radhë, krijimtaria letrare e tij do të botohet në Maqedoni me financim të Ministrisë së Kulturës së shtetit fqinj.

Shtëpia Botuese “Voka-4” nga Tetova do t’ia botojë librin me titull “Libri i mrekullive”, në të cilin përfshihet një pjesë e zgjedhur e krijimtarisë së tij letrare për fëmijë.
Lajmin për këtë e ka dhënë vetë poeti Demir Reshiti në llogarinë e tij në facebook:

“Të nderuar miq!

Sot (21 janar 2017) mora një lajm të mirë të cilin dua ta ndaj me ju.

Shtëpia Botuese “Voka-4” nga Tetova do të ma botojë librin me titull “Libri i mrekullive” („Книга на чудата“), në të cilin përfshihet një pjesë e zgjedhur e krijimtarisë sime letrare për fëmijë. 

Botimin e këtij libri e financon Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Faleminderit pronarit  të Shtëpisë Botuese “Voka-4” z. Qamil Rufati, i cili në vazhdimësi ka mbështetur krijimtarinë time letrare!”

Këtë njoftim poeti e shoqëron edhe me një faksimil të nxjerrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë:

Vlen të theksohet se edhe më herët krijimtaria letrare e Demir Reshitit është botuar jashtë Kosovës, përkatësisht në Maqedoni (“Abetaka”) dhe në Shqipëri (“Abetaka” dhe “Ngutëm ta kapërcej kohën”), ndërkohë që një cikël me poezi i është botuar edhe në gjuhën rumune!

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-