Opoja.net
Meka Mish

Kryeministri thotë se Mitrovica është lënë anash në dekadat e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar 20 biznesmenë nga Mitrovica.

Haradinaj ka thënë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash.

“Tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve. Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, janë epokë e re, që na çojnë drejt zhvillimit ekonomik. Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike”, ka shkruar ai.

Gjiganti

Mos i humb

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net

MASHT-i: Testi i arritshmërisë për klasët e nënta do të mbahet më 31 maj

Opoja.net

Kërkohet vendkalim i ri kufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net