Opoja.net
Meka Mish

Kthehet moti i ngrohtë – ngritën temperaturat

Ditëve në vijim përmirësim i motit, fundjava e ngrohtë dhe me diell

Fusha anticiklonike nga Atlantiku ditëve në vijim do të shtrihen përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë.

Këto fusha do të sjellin masa të ngrohta ajrore që do të favorizojnë përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave. Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell pritet të mbretërojë edhe në ditët e para të javës së ardhshme.

Me përmirësimin e motit dhe rritjen e temperaturave, si dhe me qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, vetëm ditën e premte kohëpaskohe mund të rriten në të pashëndetshme, kryesisht herët në mëngjes dhe në mbrëmje.

15.03 – Më butë, vranësira dhe intervale me diell.

16.03 – Butë, në mëngjes pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.

17.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

18.03-19.03 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperatura e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 5C, e maksimalet nga 10C, do të rriten deri në 19C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 4-10m/s..

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

Gjiganti

Mos i humb

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit të Serbisë

Opoja.net

Gashi në Berlin: Kosova e përkushtuar në bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë

Opoja.net

Kosovari i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Opoja.net

Përfaqësuesit e Preshevës: Bashkimi me Kosovën, e vetmja zgjidhje

Opoja.net

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e NATO-s “Immediate Response-19”

Opoja.net

Rreth gjashtë muaj nga vendosja e taksës – eksporti i produkteve serbe në Kosovë ka rënë prej 98.2 për qind

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net