Opoja.net

Kuba hap rrjetin 3G për publikun

Teknologji

Kuba ka hapur rrjetin 3G për publikun e gjerë, duke shënuar herën e parë që qytetarët e vendit mund të kenë qasje në shërbimet mobile të të dhënave në telefonat e tyre të mençur.

Deri tani, rrjeti ishte në dispozicion vetëm për zyrtarët e përzgjedhur, gazetarët shtetërorë dhe bizneset e huaja.

Megjithatë, qeveria ka vendosur të vazhdojë lehtësimin e kufizimeve në qasjen në internet, e cila ishte kryesisht e mbyllur në hotele dhe në klubet shtetërore përpara fillimit të dekadës.

Në vitin 2013, ishulli i Karaibeve hapi internet-kafenë e parë, ndërsa në vitin 2014 qeveria lejoi që pronarët e telefonave të hynin në shërbimin e-mail të Nauta-së, operatorit mobil në pronësi të shtetit. Në vitin 2015 u shfaq qendra e parë Wi-Fi e vendit dhe në vitin 2017, një numër i kufizuar i lidhjeve në shtëpi janë lejuar.

Sipas BBC, monopoli shtetëror Etecsa do të hapë qasjen në rrjetin 3G gjatë një periudhe tre-ditore.

Megjithatë, BBC thotë se kostoja e shërbimit mund të jetë jashtë arritjes për shumë kuban.

Paketa më e lirë e 600MB kushton 7 dollarë në muaj, por paga mesatare është 30 dollarë në muaj. Edhe pse gjysma e popullsisë prej 11.2 milionë zotëron një telefon të mençur, jo të gjithë do të jenë në përputhje me spektrin 900MHz që përdoret nga rrjeti 3G kuban.

Vetëm disa ueb faqe janë të bllokuara, ndërsa kubanezët ende do të kenë qasje në aplikacionet e komunikimit për të folur me miqtë dhe familjen jashtë vendit. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Google Assistent me përditësimin që mundëson përkthim në kohë reale

Opoja.net

Gmail tani mundëson bashkangjitjen e e-maileve si shtojcë, njejtë sikurse dokumentet

Opoja.net

Edhe “Facebook” fsheh numrin e pëlqimeve në postime

Opoja.net

Instagram do t’ju kërkojë moshën, nëse gënjeni…!

Opoja.net

Rekord teknologjik, Wi-Fi në 700 kilometra distancë

Opoja.net

Google Maps me mundësinë që të orientojë përdoruesit për të mos hyrë në errësirë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net