Opoja.net

Kundër tërbimit të kafshëve shpërndahen edhe 250 mijë vaksina të reja nga ajri

Natyra

Për tre ditë radhazi, në maj të këtij viti, rreth 250 mijë vaksina ishin shpërndarë me gjashtë aeroplanë në tërë territorin e vendit. Por, kjo ishte vetëm faza e parë e vaksinimit kundër tërbimit, pjesë e të cilës nuk ishin vetëm qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

Këto ditë ka nisur edhe faza e dytë e fushatës së vaksinimit kundër tërbimit, si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje në tërë Ballkanin Perëndimor.

Kjo fazë do të zgjasë deri më 27 tetor 2018.

Për të arritur një imunizim të plotë të dhelprave nga tërbimi, ekspertët vlerësojnë se është e nevojshme që vaksinime të tilla të bëhen për disa vite rresht.

Agjencia i Ushqimit dhe Veterinës (AUV), si përfituese e këtij projekti është drejtpërdrejtë përgjegjëse për monitorimin e zbatimit dhe vlerësimin e ndikimit në uljen e rrezikut të sëmundjes së tërbimit te kafshët.

Pjesë e kësaj fushate të vaksinimit këtë radhë janë katër aeroplanë, që përmes makinerive speciale dhe hartave të sakta do të shpërndajnë edhe rreth 250 mijë vaksina karrem të tjera brenda një periudhe 5 ditore.

Vaksinimi kundër tërbimit po bëhet tek dhelprat, pasi këto kafshë janë burimi kryesor i kësaj sëmundjeje me pasoja fatale që transmetohet edhe te qentë dhe te njeriu.

E mbështetur nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës është duke zbatuar një procedurë moderne, që garanton vaksinimin e sigurt te dhelprat, kurse i tërë procesi i shpërndarjes se vaksinës po kryhet nga ajri dhe në mënyrë të kontrolluar.

Përmes kësaj fushate vetëdijesimi, e cila ka filluar para disa ditëve në mediat publike dhe private, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar për datat e sakta të fushatës dhe procesin në terren.

Ky institucion ka apeluar që gjatë kësaj periudhe apo më vonë, nëse banorët e zonave rurale gjejnë vaksina afër vendbanimeve, të mos i prekin ato, të mos i hapin apo të mos ua japin kafshëve të tyre, pasi mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Implementimin e këtij projekti po e bën konsorciumi kosovaro-çek, N.T.SH Fauna dhe Bioveta.

Kohëzgjatja e projektit do të jetë deri në tetor të vitit 2020 dhe vlera e tij sillet në rreth 1 milion euro. /Telegrafi/

Mos i humb

Hoxhaj: Investime në bujqësi për rritjen e mirëqenies së familjeve në Kosovë

Opoja.net

Kujdes ambientin !

Opoja.net

S’përmbushen nevojat me grurë edhe sivjet, Kosovës në vit i duhen 400 mijë tonë

Opoja.net

Rënia e temperaturave mund të sjellë probleme në bujqësi

Opoja.net

Sëmundjet tek kultura e specit

Opoja.net

Kosova dhe Suedia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net