Kuponi fiskal zbulon hajnin e 22 mijë eurove në Restelicë të Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Pas një pune mbi njëvjeçare, hetuesit rajonalë kanë arritur ta përfundojnë një rast të vjedhjes së rëndë i cili kishte ndodhur ne ambientet e kompanisë “Transcomerce” me datën 02 gusht 2014 ne fshatin Restelicë të Dragashit.

Hetuesit dhe krim teknikët që kishin kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes thonë se kishin kuptuar se ishte kryer vjedhje e rëndë nga një arkë metalike, me ç’ rast ishin vjedhur rreth 22 mijë euro.

I dyshuari, për t’i nxjerr paratë nga arka, kishte përdorur një fleks me të cilin e kishte prerë arkën dhe të njëjtin e kishte lënë në vendin e ngjarjes së bashku me pesë pllaka për prerje të metalit.

Po ashtu ishin lënë dhe dy parë dorëza të punës dhe për fat të mirë një kupon fiskal i cili tregonte se fleksi dhe dorëzat ishin blerë në Qendrën Tregtare “ETC” në Prizren.

Pas gjetjes së kësaj prove, hetuesit kanë kërkuar pamjet nga kamerat e sigurisë në “ETC” duke e barazuar kohën dhe arkën ku ishte lëshuar kuponi fiskal me ç ‘rast është identifikuar i dyshuari R. Th. nga Caparci i Prizrenit së bashku me një dëshmitar. I dyshuari tanimë me urdhër të prokurorit të shtetit po mbahet nën masën e arrestit policor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-