Opoja.net
Meka Mish

Kush është Kosovari që punon në NASA

Xhafer Rama ka nisur “rrugëtimin” e tij në Mars!

24 vjeçari nga fshati Turuçicë e komunës së Podujevës, Xhafer Rama nuk është astronaut, por rrugët e suksesit në karrierën e tij drejtuan djaloshin kosovar në NASA (National Aeronautics and Space Administration).

NASA, ky emër për të cilin kemi dëgjuar vetëm në lajme dhe filma është Agjencia më e madhe Hapësinore në Botë, e cila daton që nga viti 1958, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizioni i së cilës është: Ne tentojmë të mbërrijmë lartësi të reja dhe zbulojmë të panjohurën për përfitimet e njerëzimit. Në këtë agjenci të njohur botërisht, së fundmi është punësuar si inxhinier, kosovari Xhafer Rama.

Rrugëtimin e tij prej kur ka shkuar në Amerikë e deri te punësimi në NASA, ai sot e rrëfeu në një intervistë ekskluzive audiovizuele për portalin rtv21.tv Prapa një suksesi të tillë, qëndron edhe një punë e madhe. Xhaferi ka hyrë në histori të Universitetit “Bera Collage”, në Ketucky të Amerikës.

Ai është i pari që ka arritur të përfundojë tri drejtime në të njëjtën kohë brenda katër viteve në këtë Universitet. Ndërsa, aktualisht karrierën po e vazhdon duke punuar për shumë kompani në SHBA.

Mos i humb

Aplikacioni i popullarizuar, që është shkarkuar më së shumti

Opoja.net

Facebook do t’i paguajë njerëzit për informacionet se si e përdorin telefonin

Opoja.net

Instagram prezanton aftësinë e shtimit të teksteve të këngëve në Instagram Stories

Opoja.net

Hakerat mund të marrin fjalëkalimin tuaj duke dëgjuar se si i shtypni shkronjat

Opoja.net

Windows 10 përforcon pozitën prijëse mes sistemeve operative desktop

Opoja.net

AMD prezantoi procesorët 12-core, me çmim shumë ekonomik (Foto)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net