Opoja.net
Meka Mish

Kush i ekzekuton më mirë gjuajtjet e lira, Ronaldo apo Del Piero

Gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, mes tjerash, Alessandro Del Piero ka qenë edhe ekspert i gjuajtjeve të lira. Nga 290 golat e shënuar, ikona e Juventusit, 42 sosh i ka realizuar pikërisht nga gjuajtjet e lira.

Aktualisht, superylli i Zonjës së Vjetër është Cristiano Ronaldo, ndërsa nga legjenda e futbollit italian është kërkuar që të bëjë krahasimin se cili, ai apo portugezi, është eksperti më i mirë i gjuajtjeve të lira.

“Cristiano është i mirë në shumë gjëra, ndërsa duket se ai nuk po stërvitet shumë (në ekzekutimin e gjuajtjeve të lira) së fundmi”, ka bërë shaka Del Piero, transmeton Marca.

“Ronaldo është shumë i mirë nga gjuajtjet e lira dhe ka statistika të shkëlqyera në këtë aspekt. Jam shumë i kënaqur me atë që bëri (ndaj Atleticos)”.

“Tash ai është njeriu që duhet t’i gëzojë tifozët e Juventusit dhe shpresoj që të shënojë sa më shumë gola, qoftë nga gjuajtjet e lira apo në format tjera, gjë që është duke e bërë”, ka thënë Del Piero gjatë një evenimenti të UEFA-s në Indonezi. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Zyrtari i UEFA-s, Favre: Kosova të fokusohet në investimet në infrastrukturë

Opoja.net

Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Opoja.net

Chelsea do ta shkarkojë Maurizio Sarrin, legjenda Frank Lampard trajner i ri?

Opoja.net

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net