Opoja.net
Meka Mish

Kush pi pak ujë, rrezikohet nga diabeti!

Studiues francezë në fushën e mjekësisë kanë shpjeguar se ata që pinë pak ujë, kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit.

Dehidrimi është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit të“sheqerit”. Ky është përfundimi më i fundit i studiuesve në fushën e mjekësisë të cilët shpjegojnë se niveli i rritur i hormoneve vasopresin shkakton ruajtjen e ujit në trup dhe është shkaktar i sheqerit të tepërt në gjak, transmeton Telegrafi.

Kështu që duke folur me shifra ata që pinë shumë pak ujë kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit.

Sipas studimit 9 vjeçar të institutit francez INSERM, jep të dhëna se hormoni vasopresin është ndoshta hallka që na mungon për të kuptuar raportin e sheqerit në gjak dhe ujit në organizëm. Ky hormon antidiuretik na ndihmon në rregullimin e mbajtjes së ujit në trup.

Nëse jemi të dehidruar, niveli i vasopresinës rritet dhe veshkat ruajnë ujin. Kështu që niveli i rritur i vasopresinës është indikator për sëmundjen e sheqerit.

Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar që ekziston lidhja në mes pirjes së ujit dhe sheqerit të ngritur, nuk kanë zbuluar se cila është marrëdhënia shkak-pasojë e sëmundjes së sheqertit dhe e pirjes së ujit.

“Kemi llogaritur edhe peshën e të anketuarve, shprehitë e tyre jetësore, pirjen e duhanit dhe alkoolit, por lidhja e pirjes së ujit dhe e diabetit ka mbetur konstante”, ka thënë autorja e studimit, Lise Bankir. /Telegrafi/

Mos i humb

Menaxhimi i dhimbjes së shpinës

Opoja.net

Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Opoja.net

Në Kosovë nis zbatimi i projektit “Vizitat shtëpiake”

Opoja.net

Ilaçi më i mirë natyral për t’ia ndalë kollin fëmijës

Opoja.net

Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Opoja.net

Çfarë është sistemi i imunitetit dhe si ta forcojmë atë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net