Opoja.net
Meka Mish

Labinot Kabashi vazhdon kontratën me Barcelonën

Super talenti nga Kosova, Labinot Kabashi do ta vazhdoj qëndrimin te Barcelona.

Mesfushori qendror ka disa vite që është pjesë e klubit katalunas dhe kontrata e tij me Barcelonën skadonte në verën e vitit 2019.

Por te Barcelona besojnë shumë në aftësitë e lojtarit dhe pas disa bisedimeve i kanë vazhduar kontratën.

Kabashi ka vazhduar kontratën me Barcelonën për dy vite ku do të jetë pjesë e gjigantit spanjoll deri në vitin 2021.

Në kontratë është edhe mundësia e zgjatjes së saj edhe për dy vite të tjera pas vitit 2021.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

FC Barcelona – Masia

@FCBmasia

🔵🔴📝 Labinot renova amb el Barça fins el 2021 👉 http://ow.ly/LXB730nI1si 

🔵🔴📝 Labinot renueva con el Barça hasta el 2021 👉 http://ow.ly/1qvV30nI1uI  🔵🔴

62 people are talking about this

Kampionët aktual të La Ligas i kanë vendosur edhe një klauzolë largimi shqiptarit e cila është 40 milionë euro.

Kësisoj Kabashi bëhet futbollisti nga Kosova me klauzolën më të madhe të largimit nga klubi i tij.

18-vjeçari është pjesë e Barcelonës që tetë vite kur iu bashkua klubit në vitin 2010 nga Gimnastic.

“Dua ta falënderoj Barcelonën për besimin që gjithmonë ka pasur në mua, përkundër lëndimeve që kam vuajtur në vitet e fundit”.

“Klubi ka qenë gjithmonë pranë meje dhe unë dua ta kthejë gjithë këtë besim me punë dhe ndeshje të mira”, u shpreh Kabashi.

Reprezentuesi i Kosovës pas rikthimit nga lëndimi javë më parë pësoi përsëri një tjetër lëndim dhe do të operohet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Zyrtari i UEFA-s, Favre: Kosova të fokusohet në investimet në infrastrukturë

Opoja.net

Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Opoja.net

Chelsea do ta shkarkojë Maurizio Sarrin, legjenda Frank Lampard trajner i ri?

Opoja.net

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net