Opoja.net

Haradinaj pas takimit me zyrtarët amerikanë: Marrëveshja me Serbinë, vetëm në kufijtë aktualë

Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkely, ka thënë se Kosova është e interesuar për marrëveshje finale me Serbinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se marrëveshja duhet të jetë vetëm me njohje në kufijtë ekzistues të Kosovës.

“Në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin e vendit tonë, theksova se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj. Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Po ashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Duke komentuar indirekt vendimin për taksën, Haradinaj ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet ta rregullojë edhe tregtinë e lirë.

Ai në fund ka shkruar se Kosova i mbetet besnik miqësisë me Amerikën.

“Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, Kosova mbështetet në vlerat e një shoqërie shumetnike, të bazuar në të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e saj. I mbetemi besnik miqësisë së përhershme dhe bashkërëndimit të politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Ndryshe, takimi i zyrtarëve amerikanë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi raportohet se është duke vazhduar. /Telegrafi/

Mos i humb

Ministria e Financave njofton se ka bërë ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht

Opoja.net

Dyshohet se keqpërdori pozitën, aktakuzë ndaj inspektorit komunal në Prizren

Opoja.net

Prizren, BIK ndan mishin me veturë të kufomave (Video)

Opoja.net

Kolona të gjata në Merdare, bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë

Opoja.net

I pastrehë e i palëvizshëm, tani vullnetar i Halil Kastratit

Opoja.net

Taksa 100 për qind rrit importin e mallrave përmes transportit hekurudhor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net