Opoja.net

Dragash: Mungon i akuzuari për sulm, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi ndaj tij

Kronika Opoja

Mungesa e të akuzuarit për veprën penale të sulmit, Kamber Shuke, ka bërë që të dështojë seanca ndaj tij, e paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjykatësi i rastit, Bekri Vehapi, ka konstatuar se në bazë të shkresave të lëndës, i akuzuari nuk është thirrur në mënyrë të rregullt, pasi që nga konstatimi i dorëzuesit, sipas tij, shihet se ai jeton në Kroaci.I pranishëm në seancë ka qenë prokurori i rastit, Besim Susuri, por për shkak të mungesës së të akuzuarit, seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 mars 2018, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Kamber Shuke, akuzohet se më 12 gusht 2018, rreth orës 23:20, në fshatin Restelicë, saktësisht në shëtitoren e fshatit e përdor forcën ndaj të dëmtuarit Resul Balje.Siç thuhet në aktakuzë, i gjithë rasti ka ndodhur pasi që ata kishin një mosmarrëveshje paraprake në mes tyre për një çështje pronësore dhe me pas i akuzuari Shuke e sulmon të dëmtuarin fizikisht, duke e goditur me shkop tri herë, në pjesë të poshtme të trupit, mirëpo nuk i shkakton lëndime trupore.

Sipas këtyre veprimeve, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, e parapare me nenin 187 paragrafi 1 i Kodit Penale të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Loading...

Mos i humb

DKA në Dragash në koordinim me MASHT edhe këtë vit ka vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve

Opoja.net

Familja Kasami nga Bresana shëmbëlltyrë për të mirë!

Opoja.net

Pamje rrënqethëse nga lufta në rrethinën e Dragashit, kufomat e njerëzve në bunar e lumë

Opoja.net

Rrahje në spitalin e Prizrenit, nëna e sulmon infermieren

Opoja.net

Rrahje mes dy familjeve në Prizren, përfshihen edhe gratë

Opoja.net

Hidhen mbetjet e kafshëve në deponinë Zhur – Dragash, e cila është e destinuar për mbeturina të ngurta

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net