Plaçkitet benzinalja në Bellobrad – Pla-goset punëtori!

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Rreth orës 23:30, persona të panjohur për policinë, kanë plaçkitur benzinalen “Ari Petrol” në Bellobrad, me ç’rast e kanë plagosur punëtorin kujdestar.

Policia dhe Ndihma e Shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku i kanë dhënë ndihmën e parë punëtorit të plagosur, duke e transferuar më pas në Spitalin Regjional të Prizrenit.

Ndërkohë, policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kërkon gjurmë të mundshme të plaçkitësve, si dhe po heton detajisht rastin. /Radio Sharri – Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-