Dragash: Dënohet me gjobë dhe burgim me kusht i akuzuari që pranoi fajësinë për vjedhje të shërbimeve komunale

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten i ka shqiptuar dënimin me 100 euro gjobë dhe një muaj burgim me kusht, të akuzuarit për vjedhjen e shërbimeve komunale, Haxhi Qafleshi. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri Qafleshi nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën një vjeçare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimin ndaj tij e ka shpallur gjyqtari Bekri Vehapi, pasi që i pandehuri e ka pranuar paraprakisht fajësinë për veprën me të cilën ngarkohet.“Kam dyshime tek punëtoret e KED-sit. Unë s’kam qene atë ditë, procesin e ka nënshkruar djali. Ata kanë ardhur tek unë me qëllime të caktuara, po meqë s’kam qene vigjilent, si kam marrë masat e duhura, mbaj përgjegjësi dhe ndihem fajtor”, ka thënë nder të tjera i pandehuri Qafleshi, dhe ka kërkuar nga gjykata që t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese gjatë shqiptimit të dënimit.

Pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit nuk e ka kundërshtuar as prokurori Fatos Ajvazi, i cili ka thënë se është bërë në mënyrë të vullnetshme nga ana e të akuzuarit, dhe se është bërë në bazë të provave në të cilat mbështetët aktakuza.Prokurori Ajvazi ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta dënoj sipas ligjit.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet gjithashtu që t’i paguaj edhe shpenzimet procedurale, dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.Sipas aktakuzës së 17 dhjetorit 2018, të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Qafleshi akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje të shërbimeve komunale”, nga neni 320 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se me 25 maj 2018, në fshatin Bollobrad të komunës së Dragashit, saktësisht në lokalin e tij afarist NTP “Toni com”, ka përfituar nga shërbimet komunale nëpërmjet rrjetit përçues të rrymës apo rrjetit të shpërndarjes pa autorizim të shfrytëzuesit të autorizuar.

Sipas aktit akuzues, ai ka shfrytëzuar energjinë në atë mënyrë që nuk është regjistruar, ose është regjistruar më pak se shpenzimi, me ç’ rast ndërmarrjes KEDS, Distrikti në në Prizren, i ka shkaktuar dëm material. /Betimipërdrejtësi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-