Opoja.net

Lenjani përgatit rikthimin te Kombëtarja: Jam krenar që luaj për vendin tim

Sport

Ermir Lenjani është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme në kampionatin zviceran.

Së fundmi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar dy gola për Sionin për t’i dhënë tri pikët në përballje ndaj Thunit 1-2.

Ai ka folur për mediat zvicerane për rolin e tij të ri në Sion që po luan më i avancuar.

“Unë luaj në atë pozitë që më thotë trajneri dhe nuk e kam problem asnjëherë. Tani po luaj më ofensivë por është në rregull”.

Kamenicasi ka folur edhe për krisjen e tij me ish-trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci.

“Mes meje dhe Panuccit është thënë gjithçka, nuk ka mbetur asgjë për t’u thënë”, deklaroi mbrojtësi shqiptar, që mirëpret trajnerin e ri të Kombëtares.

“Unë mirëpres çdo trajner që do të vijë. Jam krenar dhe do të luaj për vendin tim”, ka thënë Lenjani. /Telegrafi/

Mos i humb

Xhaka i rikthehet stërvitjeve para sfidës me Liverpoolin: Po ndjehem mirë

Opoja.net

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

Opoja.net

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t’i zëvendësojë

Opoja.net

Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti në histori të futbollit – Mourinho lider

Opoja.net

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net