Opoja.net
Meka Mish

Leotrim Kryeziu debuton në Superligën e Zvicrës

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Leotrim Kryeziu ka debutuar me fanellën e Luganos në futbollin zviceran.

Talenti nga Kamenica iu bashkua klubit zviceran gjatë afatit kalimtar të verës nga Drita.

Kryeziu kishte shënuar tetë gola me fanellën e Dritë dhe kjo e bindi Luganon ta transferonte atë.

Deri më tani sulmuesi i talentuar ka luajtur për ekipin e dytë të Luganos ku ka shënuar 10 gola.

Por në javën e 16-të në elitën e futbollit zviceran ka ardhur debutimi për Kryeziun në Superligën zvicerane.

19-vjeçari është futur në lojë në minutën e 83-të në ndeshjen ku Lugano barazoi 2-2 me Xamaxin.

Paraqitja e Kryeziut në aq minuta sa ishte në fushë ishte e mirë dhe pritet tani që ish-sulmuesi i Dritës të ketë më shumë minuta te Lugano.

Kujtojmë që Drita e liroi pa para yllin e saj për të kaluar te Lugano, por zotëron 30% të kartonit të tij. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Opoja.net

Chelsea do ta shkarkojë Maurizio Sarrin, legjenda Frank Lampard trajner i ri?

Opoja.net

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net