Letër e hapur drejtuesve të lartë të LDK-së

Opoja.net Opoja.net Opinione

Gati tri vite Lidhja e Demokratike u mor me Demarkacionin. U thirr Kryesia, Kryetarët e degëve, u thirr edhe Këshilli i përgjithëshem i Partisë disa herë, u thirrën edhe ekspert për t’u dhënë sqarime Deputetëve, u morën vendime, por nuk u bindëm se nuk u bindëm që përcaktimi i vijës kufitare me Malin e Zi është në rregull. Po të ishte votuar atëhere, sot do të ishin harruar vizat e ndoshta ndoshta, as këtë Qeveri të përdal nuk do ta kishim. Partitë opozitare në atë kohë jo vetëm që nuk e votuan demarkacionin, por bënë edhe “luftë” në Parlament e jasht Parlamentit. Gaz lotësjës, koktej molotovi, sulm në shtëpinë e Kryeministrit Mustafa, sulm ndaj kryetarit të Komisionit, etj, etj…

Kryeministri aktual ja gjuajti për fytyrë hartat këtij të fundit. E quajti edhe “peder”. Fjalor i zakonshëm ky për Kryeodatarin e Kosovës. Tani, sa qel e mshel sytë, demarkacioni del se është në rregull, apo “ aneksë marrëveshje” e bën të rregullt?! Hi syve domethënë! Demarkacion pritet të votohet, pra të ratifikohet nesër. U rinënshkrua marrvjeshja e nënshkruar vite më parë dhe Krueodatari i Kosovës bashk me odatar të tjerë të tij, japin lajmin “e madh”: Në verë udhëtojmë pa viza! Ja dolëm, fituam, izolimi mori fund! Do ta korrigjojmë në të ardhmën nëse gjenden fakte e dëshmi. Ky është triumf! Për tri vite nuk u gjeten fakte, nuk gjeten dëshmi. Po mundësia e korrigjimit ishte pjesë e marrveshjes edhe tri vite më parë more. Kë e gënjejnë këta?! Se demarkacioni, lufta për territor, ka qenë vetem farsë e Kryeodatarit, këtë e ka kuptuar çdo njeri që ka dy gram tru.

Të gjitha këto, të gjithë i dim. Po çka tani? Çfare do të bëjnë deputetet e LDK-së?

Një numër prej tyre nuk pranuan ta votojnë as kur Kryeministri Mustafa ua kërkoi. Disa prej tyre janë prap deputet. Personalisht, nuk besoj se do ta votojnë as tani. Do të ishte absurde bile ta votonin. Po çfarë do të bënë LDK-ja, çfarë do të bëjnë deputet tjerë të LDK-së? Cili është qendrini zyrtar i LDK-së? E VOTOJMË! Kaq. Vetëm kaq! E VOTOJMË! “Shkoj i vdekmi me qat vajë”! Mungesen e Kryetarit Mustafa po e ndinë jo vetëm LDK-ja, por edhe vet Shteti.

Varianti 1

Nëse LDK-ja nuk e voton demarkacionin, atëhere ajo prish raportet me faktorin ndërkombëtar. Ajo më nuk mund të lavdrohet se është parti shtetformuese që interesat e shtetit i vë para interesave të partisë.

Do t’i linte qytetarët e Kosovës edhe më tutje të izoluar. Do të binte në kundërshtim me vetveten, me parimet dhe qendrimet e veta sikurse vet Kryeodatari i Kosovës. Ata e din, ne e dim, të gjithë e dim, se kufiri nuk mund të ndryshohet as sot, as nesër, as kurrë. Është çështje që duhet patjetët të bëhet. Vetëm kohë mund të humbim por asgjë, asbsolutisht asgjë tjetër nuk arrihet. S’ka zgjidhje tjetër. U pa puna.

Varianti 2

LDK-ja voton demarkacionin. Kështu ajo zhbllokon vendin por njëkohësisht ja zgjat jeten kësaj Qeverie të gërditshme. Paraja publike do të vazhdon të keqpërdorët. Do të kemi falje borgjesh për klientelen e Kryeodatarit, sikurse ajo për “prodhuesit” e ujit. “M’u ka tek”, ky ishte arsyetimi i Tij. Kush e di edhe çka do t’i “teket” në vazhdim Atij, ndoshta i teket zhbërja e Speciales prap, ndoshta i teket të rrit numrin e Ministrive në pesëdhjetë. Ndoshta emron pesëqind zëvendësminista, se ashtu i teket. S’ka asgjë të keqe këtu! Prandja është Rambo, për t’i plotësuar teket e veta. Pastaj, më e keqja është se me votimin e demarkacionit LDK- ja do të vërtetonte atë që Kadria i PDK-së, Ranushi i AAK-së, e Fatmiri i NISMA-së e kënë thënë vazhdimisht: LDK-ja nuk është në gjendje të shtyjë proceset përpara, nuk është në gjedje të merr vendime të mëdha. Kjo ishte zatën edhe “arsyeja” pse bashk ata dhe VV dhe Lista serbska rrëzuan Qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. “Behana e qervishit me pre pulën”.

Miq të mi të nderuar, drejtues të lartë të LDK-së, nënkryeterë Haki Rugova, Agim Veliu e Lutfi Haziri; sekretar Ismet Beqiri; Shef i grupit parlamentar Avdullah Hoti, Nënkryetar i Parlamentit Kujtim Shala; ËSHTË KOHA TË MBLIDHUNI BASHK dhe thirreni një mbledhje të Këshillit të përgjithëshem dhe sqaroni e arsyetoni qendrimin tuaj, dmth, qendrimin TONË; qytetarëve të Kosovës, votuesve besnik të LDK-së, por edhe Neve, drejtuesve tjerë të Partisë nëpër qytete e provinca. A duhet prap LDK-ja të sakrifikohet për të mirën e vendit, gjë që e ka bërë shpesh dhe e ka bërë vetëm Ajo. Nuk mjafton vetëm me një deklarat të thjesht: “Do ta votojmë”! Duhet më shumë, shumë më shumë. Më besoni!
Bashk ja dalim! Paçi shëndet!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-