Opoja.net

Lëvizja VV në Sharr me aksion simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Opoja
Lëvizja VV në Sharr me aksion simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Në prag dhe për nder të 22 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, organizuan aksion në parkun e qytetit për shënimin e kësaj dite.
Të tmerruar nga pamja që kishte marrë parku i qytetit nga mbeturina të shumta e pa mirëmbajtje efikase, fillimisht bëmë pastrimin e parkut e më pas mbjelljen e disa pishave në të.

Fillimisht, mungesa e hapësirave gjelbëruese është një problem në veti, por jo vetëm. Është gjithashtu edhe një paradoks, pasi që në Sharr, që njihet si vend i natyrës së bukur, ekzistojnë vetëm dy parqe. Jo që nuk është bërë asgjë për zgjerimin e hapësirave publike, por nuk po arrihet të bëhet as mirëmbajtja e atyre ekzistuese nga organet përgjegjëse.

Ne, si aktivistë të një organizate politike e cila është gjithnjë në shërbim të komunitetit, realizuam sot këtë aksion simbolik, fillimisht për të treguar nevojën për mbrojtjen e mirëmbajtjen e mjedisit, dhe së dyti për t’iu përkujtuar udhëheqësve komunal se duhet ta ruajmë atë për të cilën edhe identifikohemi; natyrën tonë të bukur në Sharr.

Loading...

Mos i humb

Persona të paidentifikuar sulmojnë fizikisht imamin e xhamisë në Buzez të Dragashit

Opoja.net

Të gjithë besimtarëve muslimanë urime Fitër Bajrami nga Portali Opoja.net

Opoja.net

Kryetarit i komunës së Dragashit Shaban Shabani me një mesazh urimi, me rastin e përfundimit të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër Bajramit

Opoja.net

Biznesmeni Piraj: Më shumë se 14 orë pa rrymë, KEDS-i më gënjeu

Opoja.net

Gjatë pandemisë Gjykata në Dragash ka pranuar gjashtë padi dhe tre shkresa tjera

Opoja.net

I plagosuri i Betejës së Kosharës, Samet Ramadani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net