Opoja.net
Meka Mish

Liga e Kampionëve do të ndajë 1.95 miliard euro për klubet, Drita starton me 490 mijë euro

Liga e Kampionëve do të ndajë më shumë para sezonin e ardhshëm se kur do herë më parë.

Gjithsej një miliard e 950 milionë euro do të shpërndahen për ekipet pjesëmarrëse në ligën elitare evropiane.

Drita si kampione e Kosovës do t’i marrë 260 mijë euro dhe 230 mijë euro të tjera për paraqitjen në parakualifikimet e garës.

Në rast dështimi të klubit gjilanas, Drita do të vazhdojë garën në Evropë përsëri, në rundin e dytë të Ligës së Evropës, ndërsa aty do t’i kishte të garantuara edhe 260 mijë euro tjera, në total 750 mijë euro.

Fitorja në fazën grupore do t’iu sjell ekipeve 2.7 milionë euro ndërsa barazimi 900 mijë sosh.

(Getty Images)
Skuadrat që do të dalin prej grupeve do të fitojnë 9.5 milionë euro ndërsa ekipi që do të arrin 1/16 e finales do të arkëtojë 9.5 milionë euro.

Çerekfinalisti do të fitojë 10.5 milionë euro gjersa gjysmëfinalistëve do t’iu takojnë nga 12 milionë euro.

Finalistëve do t’iu takojnë secilit nga 15 milionë euro gjersa kampionit 19 sosh.

Edhe dy skuadrat që do të paraqiten për në SuperKupën e Evropës do të shpërblehen. Fituesi do të fitojë 4.5 milionë euro ndërsa finalisti 3.5 milionë euro.

Prishtina nga ana tjetër si fituese e Kupës në Ligën e Evropës për paraqitje do të arkëtojë 220 mijë euro. Nëse shkon tutje, do të fitojë edhe 240 mijë euro të tjera. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Valencia fiton Kupën e Mbretit, mposht Barcelonën në finale

Opoja.net

Berisha do të largohet nga Atalanta, e ardhmja e tij mes Anglisë dhe Italisë

Opoja.net

Lionel Messi është fitues i ‘Këpucës së Artë’ për Evropë në sezonin 2018/19

Opoja.net

Mësohet shuma se sa do të fitojë klubi që triumfon në finale të Kupës së Kosovës

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat, Angli-Kosovë

Opoja.net

Apeli i UEFA-s refuzon ankesën e malazezëve, Mali i Zi-Kosovë do të luhet pa publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net