Opoja.net
Meka Mish

Liverpooli, favorit për nënshkrimin e Rabiotit

Liverpooli ka rritur interesin e tyre për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Reprezentuesi francez ka të ngjarë të bëhet një futbollist i lirë në fund të sezonit.

Kjo pasi ai ka refuzuar disa oferta dhe ka refuzuar të qëndroj te gjiganti parisien.

Refuzimi i kontratës së re ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas Rabiot.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Liverpooli po udhëheq garën për nënshkrimin e Rabiot pasi thuhet se ka bërë një ofertë “të fuqishme”.

Oferta e gjigantit anglez mendohet se ka ‘larguar nga loja’ Barcelonën që deri tash ishte në ‘pole-position’.

Manchester City dhe Milani janë gjithashtu të interesuar për transferimin e 23-vjeçarit.

Rabiot ka qenë në formë të mirë për parisienët, të cilët kanë fituar të gjitha 12 ndeshjet e para në këtë sezon. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Opoja.net

Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net