Opoja.net
Meka Mish

Lojërat në internet si “Sfida Momo” – sa janë të rrezikshme dhe si mund t’i mbroni fëmijët nga ato!

Qendra për Studime të Avancuara – FIT, përmes një postimi në Facebook ka shkruar rreth fenomenit i cili ditëve të fundit ka qarkulluar në rrjetet sociale, përkatësisht rreth lajmeve të ndryshme duke paralajmëruar që të keni kujdes nga “Sfida Momo” e cila është “lojë” që nxit fëmijët të lëndojnë ose të vrasin veten.

Në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, vihet në pah fakti se artikuj të ndryshëm kanë shkruar se kjo “lojë” ka sjellur edhe viktimat e para në Britaninë e Madhe, dhe është e ngjashme me fenomenin “Balena Blu”.

Në këtë drejtim, thuhet tutje, duke parë artikuj të tillë, është krijuar panik edhe brenda shoqërisë kosovare, ku prindërit kanë filluar të shqetësohen për fëmijët e tyre.

Sidoqoftë, shkruan në postimin e Qendrën për Studime të Avancuara, burime të sigurta ndërkombëtare dhe gazeta autoritative si BBC News[1], dhe Forbes[2] tregojnë se e gjitha kjo ishte një lajm i rremë i cili krijoi panik tek qytetarë të shumtë.

“Këta artikuj tregojnë se nuk ka pasur asnjë viktimë nga kjo sfidë”.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Qendrës për Studime të Avancuara:

(Pa) rrezikshmëria e “Sfidës Momo”

Ditëve të fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme të ndryshme duke paralajmëruar që të keni kujdes nga “Sfida Momo” e cila është “lojë” që nxit fëmijët të lëndojnë ose të vrasin veten.

Artikuj të ndryshëm citojnë se kjo “lojë” ka sjellur edhe viktimat e para në Britaninë e Madhe, dhe është e ngjashme me fenomenin “Balena Blu”.

Duke parë artikuj të tillë, është krijuar panik edhe brenda shoqërisë kosovare, ku prindërit kanë filluar të shqetësohen për fëmijët e tyre.

Sidoqoftë, burime të sigurta ndërkombëtare dhe gazeta autoritative si BBC News, dhe Forbes tregojnë se e gjitha kjo ishte një lajm i rremë i cili krijoi panik tek qytetarë të shumtë.

Këta artikuj tregojnë se nuk ka pasur asnjë viktimë nga kjo sfidë.

Gazeta tjetër autoritative, The Guardian, citon se Qendra e Internetit të Sigurt në Mbretërinë e Bashkuar i quajti pretendimet “lajme të rreme”, kurse YouTube tha se nuk kishte parë asnjë dëshmi të videove që tregonin ose promovonin sfidën Momo në platformën e saj.

Në bazë të këtyre informacioneve, është mirë që të mos krijohet panik dhe të mos bëhet shpërndarja e ndonjë imazhi të lidhur me sfidën në fjalë; ne fuqimisht rekomandojmë që këto imazhe të mos ndahen drejtpërdrejt me fëmijët.

Edhe pse ndarja e paralajmërimit për rreziqe të veçanta, shpesh bëhet me qëllime të mira; ajo mund të paraqesë rreziqe.

Publikimi i mëtejshëm mund t’i inkurajojë fëmijët që të kërkojnë më shumë informacion dhe potencialisht t’i ekspozoj ata ndaj materialeve të dëmshme në internet.

Përkundër faktit se “Sfida Momo” nuk përbën rrezik për momentin, kjo në asnjë moment nuk nënkupton se sfida të tilla nuk mund të jenë të vërteta në të ardhmen.

Raporti i fundit i bërë nga Qendra për Studime të Avancuara FIT tregon se 97% e fëmijëve kosovar janë përdorues të internetit.

Duke pasur parasysh që një numër kaq i madh i fëmijëve janë përdorues të internetit, rreziqet që i’u kanosen atyre gjatë përdorimit te internetit janë të ndryshme dhe me rrezikshmëri mjaftë të lartë.

Qendra për Studime të Avancuara FIT i fton të gjithë prindërit që të listojnë si prioritet sigurinë e fëmijëve të tyre në internet.

Duhet pasur parasysh se nuk ka një formulë të saktë se si mund të mbroj dikush fëmijët e tij nga rreziqet që ju kanosen përmes internetit.

Prindërit duhet të ndërtojnë një urë të hapur komunikimi me fëmijët në lidhje me atë se për çfarë e përdorin fëmijët internetin, llojin e përmbajtjes të cilën mund ta hasin në internet, dhe po ashtu të ju krijojnë hapësirë fëmijëve që ata lirshëm të mund të bisedojnë me prindër në momentin që e ndjejnë vetën të rrezikuar në internet. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Opoja.net

Filtri i ndërrimit të gjinisë, rrit për shtatë milionë numrin e përdoruesve në Snapchat

Opoja.net

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Opoja.net

Facebook konfirmon ndryshimet në platformë, do të shfaq postime më të rëndësishme për ju

Opoja.net

WhatsApp: Hakerët kanë sulmuar përdoruesit në iPhone dhe Android, përmes kodit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net