Opoja.net
Meka Mish

Lokja 104 vjeçare përdor celular të mençur

104 vjet mbi supet e saj, por ajo di të menaxhojë me celularin e saj smart, ndërsa memoria e saj është sikur e një të riu

104 vjet mbi supet e saj, por ajo di të menaxhojë me celularin e saj smart, ndërsa memoria e saj është sikur e një të riu

Xhezide Alija është nga Stançiçi, ndërsa ka ardhur në vizitë te familja e saj në Kumanovë. Të gjithë habiten se si është e mundur një person që ka kaluar një shekull është ende në formë kaq të mirë. Lokja Xhezide tha që ka punuar vazhdimisht, është ushqyer me bukë misri dhe qumësht dhensh.

“Nuk e di nga më ka ardhur. Dijen po, mendjen po, sytë po, këmbët po. E kam nderuar secilin sikur vëlla. Unë më së pari kam ngrënë bukë misri dhe kam pirë qumësht të dhive dhe të dhenve. Kam ngrënë bukë misri pa nda. Pastaj patate, qepë, lakra e kështu”, tha Xhezide Alija.

Lokja pohon se tani kjo kohë është më e mirë, mirëpo ajo çka nuk i pëlqen janë veshjet e nuseve të reja. Ajo thotë se femrat duhet dalluar nga meshkujt.

Tani po veshin fustane të ndryshme, modele të ndryshme. A po ju pëlqejnë juve këto fustanet e reja?

“Jo, por çfarë të bëjmë. Vajza-vajzë, gruaja-grua, burri-burrë, duhet të dihen. Tani nuk dihen, as a është vajzë, a është nuse, a është burrë, ia kthen fjalën, po nejse se këta për vete e kanë”, u përgjigj Lokja Xhezide.

Porosia e gjyshes është që familjarët të mbahen mes vete, mos të ftohen njerëzit nga lidhjet farefisnore, të duhen dhe të respektohen.

“Të duheni ndërmjet veti së pari, të respektojë secili gjakun e vet dhe kontribuoni dhe mbani robërit tuaj”, porosia e gjyshes për të rinjët.

Loken nga Stançiçi, në Kumanovë me gëzim shumë të madh dhe dashuri, e ka pritur djali i xhaxhait të saj, i cili ka 80 vjet.

Ajo ka pritur dhe ka kaluar 4 luftëra. Kjo loke ka 60 pasardhës, 5 fëmijë, nipër, stërnipër e stërmbesa e më i vogli nga ta është 4 vjeç./21Media

Gjiganti

Mos i humb

Pesë mundësi për të financuar biznesin tuaj edhe nëse nuk keni para

Opoja.net

Njihuni me djaloshin i cili është në gjendje që “automatikisht” të flasë, lexojë dhe shkruajë mbrapsht

Opoja.net

A e dini pse 1 Maji mbeti si Dita e Punëtorëve?

Opoja.net

Hyri në librin e rekordeve Guinness duke e shtyrë automjetin për 100 kilometra

Opoja.net

Çudia e fundit në Restelicë, delja hypi mbi kulmin e një shtëpie (Foto)

Opoja.net

Mos e drejtoni veturën kur keni pak karburant, kjo është arsyeja

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net