Opoja.net
Meka Mish

Lumturia është të kuptuarit

Kështu thotë Stephen Hawkingu: “Lumturia është të kuptuarit.” Pra, lumturia gjendet në të menduar. Stephen Hawkingu ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme për shkencën në lidhje me Fizikën Kuantike dhe Vrimat e Zeza. Ai pranohet si fizikani teoricien më i ndritur që nga Ajnshtjani e deri në ditët e sotme. Për shkak të sëmundjes ASL që është e pashërueshme dhe që u kaplua në moshën 21 vjeçare, përjetoi paralizim të sistemit nervor. Kjo sëmundje nuk ia dëmtoi funksionet e mendjes. Hawkingu e vazhdon jetën e tij në një karrige me rrota. Në sajë të kompjuterit që i shndërron shkrimet në zë, ai vazhdon të shkruajë libra, materiale, të japë mësime dhe të nxjerrë në pah teori.

Dizajni i madh (The grand design)

Hawkingu që ka rënë në sy me botën e mendimit të tij plot me batica-zbatica, në librin e fundit me titull, “Dizajni i Madh” thotë: “Nuk ka nevojë për Zotin. Çdo gjë ka ndodhur për shkak të forcës së gravitetit.” Mirë, por si ka hyrë në gjithësi kjo forcë graviteti? Për këtë nuk flet, por nganjëherë përpiqet ta përputhë me rastësinë. Për shembull, thotë: “Po të mos ishin si tani disa forca brenda bërthamës së atomit, atomet nuk do të formoheshin dhe ne nuk do të ekzistonim. Ne gjendemi këtu, sepse të gjitha ligjet e fizikës janë caktuar në atë mënyrë. Pra, ato janë bashkuar rastësisht dhe në këtë mënyrë ka filluar jeta në gjithësi.” Fakti që gjithësia është në përputhshmëri të plotë me ligjet fizike, e pengon atë për të parë Vënsin e vërtetë të ligjeve. Ndërkohë, edhe titulli i librit të tij është mjaft interesant, sepse domosdoshmërisht “dizajni” e ka një “dizajnues”. Nëse flasim vetëm për forcën e gravitetit, mendja nuk bindet plotësisht.

Hawkingu më parë ka thënë në librin e tij me titull “Historia e Shkurtër e Kohës”: “Nëse do të kishim mundësi për të përdorur një teori të plotë, atëherë kjo do të ishte fitorja e logjikës së njeriut. Në këtë mënyrë, mund të kuptonim edhe mendjen e Zotit.” Domethënë, heton funksionimin dhe ligjet e universit. Por nëse ka një ligj, vallë kush është Vënësi i atij ligji?

Përfundimisht, në librin e parë të tij e pranon dhe thotë: “Të kërkosh mendjen e Zotit.” Ndërsa në librin e dytë thotë se është formuar “rastësisht”.

“Formimi i gjithësisë mbështetet te vërtetësia e shkencës, por kjo nuk do të thotë se nuk ka një Zot që i ka krijuar rregullat e shkencës!” Stephen Hawking

Hawkingu që tashmë përsëri bëri një shpjegim se “ka Zot”, shpresojmë t’i marrë për shembull sado pak atomet e qëndrueshme. Të menduarit, të dyshuarit dhe të hetuarit sigurisht që janë parime të shkencës, por shpjegimet sipas dëshirës që nuk e kanë arritur një pjekuri të caktuar, mund të bëhen pengesë vetëm për ata që nuk logjikojnë. Andaj kini kujdes!

Gjiganti

Mos i humb

Dilemat rreth korrektësisë së agjërimit

Opoja.net

Nga brigjet e Oqeanit Paqësor, deri në ekstremin perëndimor të Afrikës – këto janë xhamitë më të mëdha në botë (Foto)

Opoja.net

Programi i agjëruesit për Ramazan

Opoja.net

Çka nëse ky është ramazani juaj i fundit? Sa jeni të përgatitur për ramazan?

Opoja.net

A duhet të agjërojë muajin e Ramazanit një nënë gjidhënëse

Opoja.net

Çfarë është më e mira që duhet njeriu të mësojë?!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net