Opoja.net

Malet e Sharrit brenda vitit i vizitojnë apo në të jetojnë mbi 200 lloj zogjsh

Malet e Sharrit brenda vitit i vizitojnë apo në të jetojnë mbi 200 lloj zogjsh. Shumllojshmëria, zëri dhe ngjyrat e tyre, këtij nënqielli ia dhurojnë një kolorit të bukur atraktiv. Në Opojë jetojnë apo atë e vizitojnë këto lloje të zogjve: Kaçubeti i kuq, i cili është mjaft endacak, Kaçubeti i zi, Shqipja, Shqipja e maleve, Shqipja patullake, Shkaba kokëbardhë, Hutini (Huti), Petriti apo Gjeraqina, Krahëthata, Krahëthata gishtëshkurtër, Skifteri, Thëllëza (në Opojë e quajnë Fullazë) dhe disa lloje të pëllumbave si Turreci, Qyqja, Qukapiku, Lauresha, apo Çerdhukulli, Dallëndyshja, Çika e malit, Cika e bjeshkës e cila zakonisht ulet në gurë të thepisur e hasim në lartësinë 2000 m, Laraska, Sqepholla, Sqepëholla kokëzezë, Cicami, Mizangrënjsa e përhimët, Mizangrenjësa laroshe, Mizangrenjësa qafëbardhë, Mizangrenjësa e vogël, Bardhoshja, Bishtkuqja e zezë, e hasim vetëm në lartësi, Gushëkuqi që është zogu më simpatik, Bilbili i vogël i cili në Opojë vjen në prill, këngët e tija dëgjohen në maj dhe në qershor, Mullizeza, Trecka bishtgjatë, Trecka e përhimët malore, Fraga, Kryeartëza, Gjelbëroshja, Gushëkuqi i cili këndon bukur, Sqeptrashi, Verdhoshja, Sqepkuqi, Trumcaku (Harabeli), Laraska, Stërqoku sqepkuq, Korbi, Sorra e përhimët, etj.

Lejleku është vizitor i rrallë i Opojës i cili paraqitet një kohë të shkurtër gjatë verës.

Në pranverën e vitit te kaluar nga temperaturat e ngrohta qe janë shfaqur në trevën e Opojës jan parë në vendin e ashtuquajtura Gropa e Llapushnikut dy Lejlek ndersa qytetarët të befasuar nga kjo vizitë e këtyre zogjve shtegtarë kanë marrë pamje te menjehershme nga vendi për të mbajtur si kujtim.

Mos i humb

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Opoja.net

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Opoja.net

Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës IUCN

Opoja.net

Ambasada amerikane u kërkon kosovarëve ta ruajnë rrëqebullin

Opoja.net

Thellohet kriza e grurit në Kosovë

Opoja.net

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Opoja.net

Ngritja e temperaturave favorizon fillimin e spërkatjeve në pemishte

Opoja.net

Temperaturat e kësaj jave, favorizojnë krasitjen e pemëve

Opoja.net

Pamje fantastike e natyrës dhe një dreri në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net