Malet e Sharrit po mbeten pa zogj

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në gjithë parkun kombëtar kanë mbetur vetëm edhe katër çifte të shqiponjave.

Malet e Sharrit po mbesin pa faunën e pasur që e kanë pasur dikur. Alarmi është dhënë nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit. OJQ “Finch” e ngre zërin për mbrojtjen e zogjve dhe kafshëve të tjera të egra në këtë zonë.

Menaxheri Nexhmedin Ramadani shprehet për “Opoja.net” se gjendja është aspak e mirë. “Organizata jonë është organizat për mbrojtjen e zogjve, kafshëve të egra dhe natyrës në përgjithësi. Ajo gjithmonë ka qenë dhe është e interesuar për t’i mbrojtur pasuritë natyrore në botën ku jetojmë, keshtu pra ne angazhohemi në të madhe për të mbrojtur ambientin ku jetojmë. Si organizat specifike ajo vazhdimisht është duke u angazhuar në mbrojtjen e zogjve të lirë të natyrës anë e kënd Kosovës dhe më gjerë”, shprehet Ramadani.

Ai shprehet se kanë tëntuar ti mbrojnë zogjtë gjatë acareve të dimrit, kur ata vinin  të kërkonin ushqim brenda qyteteve, madje edhe nëpër fshatra. “Vendin tonë e kalojnë edhe shumë zogj shtegtarë në kohë të caktuar të vitit. Jemi gjithmonë të interesuar që t’i bindim njerëzit, sidomos gjuetarët, që të mos i kalojnë kufijtë e rregullave të tyre. Kemi pasur edhe konsultime individuale me ta”, shprehet Ramadani, duke shtuar se ‘vrojtimi i zogjve’ është një pikë mjaft e rëndësishme e organizatës.


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-