Opoja.net

Mali i Zi – Kosova prite të luhet pa tifozë, kjo është arsyeja

Një lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës.

Ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e cila do të luhet në muajin qershor mund të luhet pa praninë e shikueseve pasi UEFA mund ta dënojë Malin e Zi për shkak të thirrjeve raciste në ndeshje me Anglinë

Mali i Zi do ta presë Kosovën më 7 qershor në Podgoricë, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020, shkruan Express.

Edhe pse pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur me malazezë e shqiptarë, por edhe me serbë nacionalistë që jetojnë në Mal të Zi, kjo ndeshje mund të luhet pa praninë e shikuesve.Në fakt, tifozët malazezë kanë bërë thirrje raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë anglezë, në ndeshjen e zhvilluar të hënën ndërmjet Malit të Zi dhe Anglisë, të cilën e fituan “Tre Luanët” me rezultat 5:1.Për këtë rast ka hapur hetim UEFA dhe malazezët i pret një dënim ose gjobë për këto thirrje.

Sipas mediave të huaja, njëri prej dënimeve që mund ta marrë Federata Malazeze e Futbollit është që ndeshjen e ardhshme përfaqësuesja e këtij vendi, pra atë ndaj Kosovës, ta zhvillojë pa praninë e shikuesve në stadium.Në tetor të vitit të kaluar, Rumania ishte detyruar ta luante ndeshjen pa shikues për shkak të thirrjeve raciste gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Serbisë, ku tifozët kishin shpalosur slogane diskriminuese kundër hungarezëve.

Gjithashtu, ata e kishin shfaqur edhe një baner ku i linçonin refugjatët me terrorizëm dhe kishin kënduar këngë mbështetëse për Serbinë kundër Kosovës.

Mos i humb

Barcelona fiton ndaj Alavesit, një hap larg titullit

Opoja.net

Zidane e zgjedh portierin e parë të Real Madridit – Navas qëndron, Courtois largohet

Opoja.net

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bullgari – Kosovë, këto janë çmimet

Opoja.net

Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

Opoja.net

Klubet italiane dhe gjermane kanë shprehur interesim për Vedat Muriqin

Opoja.net

Fitim Tefiku nga Opoja pjesë e sportit më të ri të Kosovës ” Badminton “

Opoja.net

Barcelona, gjashtë ndeshje për ta siguruar tripletën

Opoja.net

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur, shënon gol në udhëtim te lideri Basaksehir

Opoja.net

Reali interesohet për një katalunas, Grimaldo objektiv i Los Blancos

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net