Opoja.net
Meka Mish

Malta kundërshtari i Kosovës që nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit

Malta është kundërshtari më i lehtë i Kosovës në letër në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Kosova kërkon fitoren e dytë në Ligën e Kombeve ndaj një skuadre që nuk di për fitore në vitin 2018.

Në gjashtë takime sa i ka zhvilluar deri më tani këtë vit, Malta ka pësuar katër humbje, ndërsa dy herë ka barazuar, duke mos arritur asnjë fitore.

Rrugëtimi i dobët i Maltës nisi me 23 mars, duke humbur nga Luksemburgu me rezultat minimal 0-1 në shtëpi, tri ditë më vonë u shkatërrua në udhëtim te Finlanda, 5-0.

Pas këtyre dy humbjeve, Malta arriti në fund të muajit maj të marrë një barazim në miqësore kundër Armenisë, ndërsa tri ditë më pas, me 1 qershor, humbi 1-0 nga Gjeorgjia.

Humbjen tjetër Malta e pësoi muajin e kaluar, në Ligën e Kombeve nga Ishujt Faroe 3-1, skuadër të cilën Kosova e mposhti 2-0 në shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurse pikën e vetme në Grupin 3 në Ligën e Kombeve Malta e mori kundër Azerbajxhanit (1-1), me të cilën skuadër barazoi edhe Kosova në debutim në Ligën e Kombeve (0-0).

Në total, në gjashtë takimet e fundit, Malta ka pësuar 12 gola, mesatarisht dy për ndeshje, kurse e ka dërguar topin vetëm tre herë topin në portat e kundërshtarëve.

Në letër, Malta duket një kafshatë e lehtë për Kosovën, por trajneri dhe lojtarët e mysafirëve janë të etur për të siguruar fitoren e parë në vitin 2018.

Mos i humb

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet

Opoja.net

FFK del me njoftim rreth shitjes së biletave për ndeshjen Angli–Kosovë

Opoja.net

Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës

Opoja.net

Kosova me ngritje të madhe në FIFA, tjetër rekord nga Dardanët

Opoja.net

Top 5 shënuesit më të mirë të Kosovës

Opoja.net

UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet kualifikuese për Evropian

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net