Opoja.net
Meka Mish

MAShT-i konfirmon: Shtyhet mësimi për shkak të borës

Ministria e Arsimit ka marrë vendim për shtyerjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri më 16 janar.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga MASHT, përcjellë Indeksonline.

Sipas njoftimit, shtyerja e nisjes së mësimit në shkolla po bëhet për shkak të motit të ligë dhe me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale.

Lexoni njoftimin e plotë:

MASHT merr vendim për shtyerjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë

Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyerjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017. Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.

Mos i humb

“Vendimi për mbylljen e universiteteve është radikal, të rishikohet”

Opoja.net

Ndërtohet xhamia e 40-të në Prizren

Opoja.net

Kolona deri në 250 metra në hyrje të Merdares, pritjet deri në 20 minuta

Opoja.net

Anëtari i bordit: Qeveria dhe MASHT-i, nuk mundë ta fajësojnë KShC-në për mos akreditimin e universiteteve

Opoja.net

Universiteti i Prizrenit bën thirrje që studentët të mos shqetësohen

Opoja.net

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net