Opoja.net
Meka Mish

Mavraj: I gëzuar që u zgjodha kapiten i Shqipërisë

Mërgim Mavraj është kapiteni i Shqipërisë, i zgjedhur me votat e vetë lojtarëve, pasi Christian Panucci hoqi dorë nga “shiriti shëtitës” te lojtari me më shumë ndeshje.

Qendërmbrojtësi tregoi një formë dukshëm më të mirë tashmë që prej një muaji stërvitet dhe luan me grekët e Arisit, ndërsa theksoi se skuadra është gati për ndeshjen me Izraelin, shkruan SuperSport.

E SPONSORUAR

Top 5 arsyet pse duhet të bleni shtëpi në lagjen Qershia në Veternik

“Si u ndjeve që u zgjodhe kapiten? Nuk e prisja dhe jam gëzuar shumë. Gjithsesi tani kam edhe më shumë përgjegjësi, ndaj gëzimi duhet shoqëruar edhe me një impenjim akoma më të madh”.

“Ti vetë për kë votove? Votimi ka qenë sekret, ndaj nuk e tregoj”.

“Skuadra funksionon para Izraelit? Nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi kësaj ndeshjeje sot, pasi ne jemi me mendje te takimi me Izraelin”.

“Natyrisht që u munduam të bëjmë mirë sot, por edhe të ruajmë energji për sfidën e Izraelit, që ka vlerë 3-pikëshe. Shumë prej titullarëve sot u kursyen për të qenë gati për ndeshjen me Izraelin”.

“Si është forma juaj fizike tashmë? Unë nuk jam ende në formën time maksimale. Falënderoj të gjithë që më ftuan edhe kur nuk isha në momente të mira. Besoj se tashmë po stërvitem mirë dhe po përmirësohem, por jam i vetëdijshëm që nuk km arritur ende 100 për të formës time”, tha për fund Mavraj për barazimit pa gola ndaj Jordanisë.

Mos i humb

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet

Opoja.net

FFK del me njoftim rreth shitjes së biletave për ndeshjen Angli–Kosovë

Opoja.net

Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës

Opoja.net

Kosova me ngritje të madhe në FIFA, tjetër rekord nga Dardanët

Opoja.net

Top 5 shënuesit më të mirë të Kosovës

Opoja.net

UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet kualifikuese për Evropian

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net