Opoja.net
Meka Mish

Me gjithë kufizimet importi i veturave të vjetra shënon ngritje rekorde

Edhe pse në Kosovë u duk se po i vije fundi importit të veturave të përdorura, kjo për arsyen se të njëjtat po konsiderohen një prej shkaktarëve të ndotjes së ambientit, fillimi i vitit 2019 ka shënuar  importin më të madhe të kësaj kategorie që prej hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vite.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, dhënë për FaktePlus gjatë muajit janar dhe shkurt janë importuar 2.374 vetura të përdorura. Kurse vetura të reja kanë hyrë vetëm 372 copë.

Vlera e përgjithshme e këtyre automjeteve është rreth 25 milion euro.

Në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018, ishin importuar vetëm 1.573 vetura të përdorura dhe 511 vetura të reja.

Të hyrat kryesore kryesisht janë nga importi i veturave të përdorura.

Dogana e Kosovës ka rritur të inkasoj në buxhetin e shtetit mbi 3 milion euro vetëm nga doganimi dhe akciza, gjatë muajve Janar dhe Shkurt të këtij viti.

Kjo vlerë ishte dukshëm më e vogël gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, ku ishin inkasuar diku rreth 2 milion e gjysme euro nga akciza dhe doganimi.

Sipas të dhënave vlera e këtij importi sillej mbi 20 milion euro.

Ndryshe, sa i përket importimit të veturave prej vendeve të Bashkimit Evropian ekzistojnë disa kategori për të cilat nuk i brengos ligji i ri, ato janë, personat me nevoja të veçanta, invalidet e luftës si dhe lirimet nga organizatat për gjësendet e personave të hendikepuar.

Ndërkaq, lirimet për automjetet janë të përcaktuara me ligj. E, kushtet për lirim të plotë nga detyrimet e importit, mjetet e transportit parashihen nga neni 331 deri tek 338. /FaktePlus

Gjiganti

Mos i humb

Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës

Opoja.net

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Opoja.net

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net