Opoja.net

Më i paguari në Youtube është 7 vjeç, ka fituar 22 milionë dollarë

Një shtatëvjeçar i cili bën vlerësimin e lodrave për fëmijë, është shpallur personaliteti me fitimet më të mëdha në YouTube, me shifrat prej 22 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Revista Forbes zbuloi se “Vlerësimi i Lodrave nga Ryan” i Ryanit, ka tejkaluar Jake Paulin për 500.000 dollarë, për periudhën njëvjeçare deri më 12 qershor.

BBC shkruan se videot postohen në të shumtën e ditëve, ndërsa një e postuar së fundmi të dielën, në të cilën promovohet një vezë gjigante me fytyrën e Ryanit, tashmë ka arritur në mbi një milion shikime.

Përfitimet e Ryanit, në të cilat nuk janë llogaritur taksat ose tarifat për agjentët dhe avokatët, thuhet se janë dyfishuar në periudhën e fundit njëvjeçare.

I pyetur nga NBC, përse fëmijët i pëlqejnë videot e tij, Ryan tha: “Sepse jam argëtues dhe qesharak”.

Kanali i hapur në mars të vitit 2015 nga prindërit e tij, deri më sot ka regjistruar pothuajse 26 miliardë shikime dhe 17.3 milionë ndjekës.

Forbes tha se një milion dollarë janë gjeneruar nga reklamimi para videos, ndërsa 21 milionë tjera nga postimet e sponsorizuara.

Në gush të këtij viti, kompania Walmart filloi të shesë një linjë të lodrave dhe veshjeve ekskluzive me emrin “Ryan’s World”, për çka këto të ardhura pritet të rrisnin ndjeshëm të ardhurat për vitin e ardhshëm.

Meqë bëhet fjalë për një fëmijë, 15 për qind e të ardhurave shkojnë në llogarinë bankare, të cilat do t’i ketë në dispozicion kur të bëhet në moshë madhore.

Mos i humb

Facebook mund të bashkoj News Feed dhe Stories, në një format të vetëm

Opoja.net

Vjen interneti më i shpejtë në botë 5G

Opoja.net

Pas Instagramit, Facebook dhe Messenger poashtu po hiqen nga Windows 10

Opoja.net

Facebook kërkon nga përdoruesit fjalëkalimin e postës elektronike?

Opoja.net

Mbyllet Google+

Opoja.net

Çdo 41 sekonda shitet një Golf

Opoja.net

Si do të ndikojë rrjeti 5G në shëndetin tonë?

Opoja.net

Samsung prezanton seritë e reja të optimizuesve të zërit për televizorët QLED

Opoja.net

WhatsApp së shpejti do të detektojë spam dhe lajme të rreme

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net