Me qentë endacak është mbushur qyteza e Dragashit (Foto)

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Qentë endacak kanë vërshuar shumë pjesë e rrugë të qytezës së Dragashit. Prania e tyre në qytezë e fshatra po rrezikon jetën e qytetarëve.

Gjatë këtyre ditëve të verës po vërehet numër më i rritur i qenëve, ditë më parë një fotografi me qentë endacak para komunës së Dragashit e ka postuar në llogarin e tij biznesmeni i njohur nga Opoja, Burim Piraj, duke e cituar më këtë shënim “Hyrja kryesore dhe e vetme e Ndërtesës së Qeverisë Lokale të Dragashit”!

Në redaksinë e Portalit OpojaNet kanë arritur edhe fotografi tjera nga qytetarët të cilët e shohin shqetësim për ta.

“Po shohim shumë qenë endacak nëpër rrugë e pjesë të ndryshme të qytezës, qentë janë bërë dy grupe dhe vazhdimisht sulmohen mes veti, kështu po e vështirsojnë jetën e qytetarit”, ka thënë një qytetarë për OPOJAnet.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-