Mevludin Krasniqi uron 50 vjetorin e Gjimnazit ” Ruzhdi Berisha ” Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Sot, është 50 vjetori i themelimit të Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Njëri nga nxënësit e kësaj shkolle ishte edhe zëvendësministri Mevludin Krasniqi i cili nëpërmjet rrjetit social facebook ka uruar të gjithë nxënësit si dhe profesorët e shkollës së mesme Ruzhdi Berisha në Dragash për përvjetorin jubilar .

Krasniqi na tregon se mësimet e para i kishte marrë nga ish profesori Ruzhdi Berisha i cili tashmë është dëshmor i Kombit Shqiptar.

50 vjet dritë e dituri, Gjimnazi “Ruzhdi Berisha” Dragash!

Urime përvjetori jubilar, të gjithë atyre që që kanë shërbyer dhe që na kanë mësuar në këtë tempull të dijes, që mbanë me krenari emrin e profesorit tim dëshmor!

Plotë 50 breza, nga këtu e nisën rrugën e suksesit për t’i kontribuar Opojës, Prizrenit dhe krejt Kosovês!

Të nderuar nxënës e profesor dhe Ju profesor të mij, Urime kjo ditë dhe ju FALEMINDERIT!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-