Opoja.net

Miliona euro për objektet e ambasadave të Kosovës

Kosova
Miliona euro për objektet e ambasadave të Kosovës

Që nga shpallja e pavarësisë, institucionet po shikojnë mundësitë e blerjes së ndërtesave, ku do të vendoseshin përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Kështu, brenda tri viteve Republika e Kosovës synon të bëhet me disa objekte në kryeqendrat e botës në të cilat do të vendosen ambasadat dhe nuk do të paguhet qiraja e lartë.

Për periudhën 2019-2021, sipas projeksioneve në Buxhetin e vitit 2019, Ministria e Punëve të Jashtme ka paraparë të ndahen rreth 10 milionë euro për të blerë objekte, në të cilat do të vendoseshin ambasadat e Kosovës.

Një shumë e madhe e mjeteve financiare që kanë qenë destinuar për të blerë objektet për ambasada në vitin 2018, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), nuk i ka shfrytëzuar, por i ka bartur për shfrytëzim gjatë këtij viti.

Shuma e mjeteve të ndara për vitin 2018 ishte 1 milion e 615 mijë euro, e të cilat janë bartur për shfrytëzim gjatë këtij viti. Ndërsa, mjete të reja financiare për vitin 2019 nuk janë ndarë.

Parashihet ndarja prej miliona euro

Mirëpo, Ministria e Punëve të Jashtme, ka paraparë ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2020 dhe 2021.

Për vitin 2020, MPJ ka paraparë ndarjen e 4 milionë e 165 mijë eurove për të blerë objekte për ambasadat e Republikës së Kosovës në disa prej qendrave me të më dha evropiane dhe botërore.

Po ashtu, edhe për vitin 2021, MPJ ka paraparë ndarjen e 4 milionë e 165 mijë eurove për të blerë objekte për ambasadat, që në total për tri vitet, 2019-2021, do të jenë në dispozicion të MPJ-së për të blerë objekte për ambasada, në vlerë prej 9 milionë e 945 mijë euro.

Mirëpo, në projeksionet e saj, MPJ nuk ka bërë të ditur se në cilat vende ka vendosur që të blejë objekte për t’i vendosur përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Agjencia e Lajmeve Fakteplus, ka pritur për dy muaj përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, për të treguar se në cilat shtete të botës ka planifikuar të blejë objekte për ambasadat e Kosovës, por nuk ka marr përgjigje.

Kosova ka nevojë të blejë objekte për ambasada

Deputetë të partive në opozitë, e kanë vlerësuar papërgjegjësi mos shfrytëzimin e buxhetit nga Ministria e Punëve të Jashtme, të ndarë vite më parë për të blerë ambasada në disa vende ku qiratë janë me të shtrenjta se sa blerja e objektit për t’i vendosur ambasadat e Kosovës.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë për FaktePlus, se buxheti i paraparë për vitin 2019 është buxhet i bartur nga viti në vit, si pasoj e papërgjegjësisë së Ministrisë.

“Ky buxhet është transferuar nga viti në vit dhe nuk është shfrytëzuar për blerje të ambasadave shkaku i papërgjegjësisë dhe mungesës së vizionit të menaxhmentit të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka thënë Osmani.

Deputetja Osmani ka shtuar se Kosova ka nevojë të blejë objekte për ambasada, sidomos në kryeqendrat shteteve botërore.

“Natyrisht që kemi nevojë të blihen ambasada të shtetit tonë, sidomos në kryeqendrat e rëndësishme, si shembull në Washington, por edhe në vende të tjera ku tregu i patundshmërive është i favorshëm dhe buxhetit tonë do t’i kushtonte me lire blerja se sa qiraja”, ka theksuar ajo.

Republika e Kosovës, paguan qira me qindra mijëra euro në vit për shfrytëzimin e objekteve për ambasadat e Kosovës në botë. Ndërsa, deri tani vetëm në Republikën e Shqipërisë dhe në Bruksel, Kosova i ka objektet e veta në të cilat janë të vendosura ambasadat e Kosovës./FaktePlus

Loading...

Mos i humb

Kosova e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje

Opoja.net

FSK-ja pjesë e ushtrimit shumëkombësh në Gjermani

Opoja.net

Rrënohet një objekt pa leje në Prizren

Opoja.net

Bllokadë totale në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e grevës së punëtorëve

Opoja.net

Moti në pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri 33 gradë Celsius

Opoja.net

Kosovari arrestohet në kufi, i gjetën mbesën në bagazh

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net