Opoja.net

Minatorët e ‘Trepçës’ nuk marrin pagë të plotë

Rreth 1300 minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë marrë vetëm 60% të pagës të mërkurën, për shkak të siç thuhet, mungesës së mjeteve të nevojshme.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, njëherësh anëtar i Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se punëtorët e kombinatit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë paralajmëruar grevë nëse nuk bëhet pjesa tjetër e pagesës.

“Arsyeja është ‘nuk kemi mjete’, do të thotë Trepça ka ardhur në një situatë të tillë që nuk ka mjete as për paga, është zhytur edhe në borxhe, unë e kam paralajmëruar edhe më herët se keqmenaxhimi, korrupsioni dhe nepotizmi e kanë sjellur në këtë gjendje Trepçën. Është për keqardhje që sot të mos kenë mundësi të paguhen punëtorët”, është shprehur Sadiku.

Minatorët e kombinatit “Trepça”, një muaj më parë kanë qenë në në grevë njëjavore, duke kërkuar rritjen e pagave për 20 për qind, shkarkimin e Bordit të këtij kombinati, ndalimin e punësimit të stafit pa konkurs dhe krijimin e kushteve më të mira për punë.

Punëtorët po ashtu kanë kërkuar që sa më shpejt të miratohet statuti i Trepçës, ashtu siç parashihet me Ligjin për Trepçën.

Greva ishte ndërprerë pas një marrëveshjeje të përkohshme me Qeverinë e Kosovës.

Mos i humb

Kredi deri në fyt, kosovarët me rreth 3 miliardë euro borxh në banka

Opoja.net

Kosova dhe Turqia shumë shpejt me marrëveshjen për tregti të lirë

Opoja.net

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa”

Opoja.net

Kosovarët në vendet e BE-së në hall, nuk iu njihen patentë-shoferët

Opoja.net

Mbillen fidanë me emrat e dëshmorëve, martirëve dhe të pagjeturve

Opoja.net

Heqja e vizave, kërkesa e vetme unike e Kosovës në Berlin

Opoja.net

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve: Kemi nevojë për kirurgë të profilizuar

Opoja.net

Të dielën mot me diell në Kosovë

Opoja.net

KDI: Kosova dhe Serbia larg normalizimit të marrëdhënieve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net