Opoja.net
Meka Mish

Ministri Bytyqi takon ekspertë të arsimit nga Malajzia

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ekspertë të arsimit nga Malajzia, të prirë nga presidenti i Universitetit të Menaxhmentit dhe Shkencës, Mohd Shukri Ab. Yajid, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në arsimin e lartë.

“Gjatë diskutimit rreth reformave që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, Mohd Shukri Ab. Yajid, i cili është po ashtu ekspert i edukimit i angazhuar dy herë radhazi në proceset e reformave në edukim në shtetin e tij, shprehu gatishmërinë që eksperiencën e tij ta ofrojë edhe për reformat arsimore në vendin tonë”, ka shkruar Bytyqi.

Më tej ai ka thënë se ka falënderuar z. Mohd Shukri Ab. Yajid për gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka njoftuar për punën e grupit të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë duke analizuar gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, e që mbi bazën e rekomandimeve që do të dalin, do të orientohen edhe reformat. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës

Opoja.net

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Opoja.net

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net