Ministria e Pal Lekajt sivjet pritet t’i investojë në Dragash 56.80 euro për kokë banori

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Shuma më e madhe buxhetore edhe për këtë vit është e paraparë që, në kuadër të investimeve kapitale, të menaxhohet nga Ministira e Infrastrukturës. Kështu ka bërë të ditur një analizë e detajuar e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore nga Projektbuxheti për Vitin 2019, e realizuar nga Instituti GAP  në nëntor të vitit 2018.

Sipas analizës së GAP-it, “ngjashëm me vitet e kaluara, gati gjysma e investimeve kapitale do të menaxhohen nga Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe shumica prej tyre do investohen në infrastrukturë rrugore. Gjithashtu, 82% e investimeve kapitale të nivelit qendror janë vazhdimësi e projekteve nga vitet e kaluara”.

Sa i përket investimeve kapitale në Komunën e Dragashit nga MI, analiza tregon se nga shuma e përgjithshme prej 62.4 milionë që parashihet të investohen nëpër komuna, 3.1% e kësaj shume do të investohet në Dragash, ku është e koncentruar 1.9% e popullsisë në 3.9% të territorit të përgjithshëm.

Nga kjo rezulton se Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Pal Lekaj, në Dragash për vitin 2019 do të investojë 56.8 euro për kokë banori./Opoja.Net

———————-

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve “OPOJAnet B.I”. Opoja.net mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Opoja.net, ndalohet rreptësisht. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-