Opoja.net
Meka Mish

Mos i lejoni shejtanit që t’ua vjedhë begatitë, të cilat ua ka dhuruar Allahu

Mos i lejoni shejtanit që t’ua vjedhë begatitë, të cilat ua ka dhuruar Allahu

Jusufi (a.s.), ishte tepër i bukur. Musai (a.s.), ishte jashtëzakonisht i fortë.

Begatia e Jusufit u kthye kundër tij. Ajo i solli pikëllim të madh në jetë.

Forca Musait (a.s.), iu bë sprovë e madhe dhe i solli shumë dhimbje.

Ajo që Allahu të ka dhënë ty dhe mua mund të jetë burim i të mirës së madhe në jetën tonë. Por, gjithashtu, mund të jetë e lidhur edhe me trazirat tona më të mëdha. Ndoshta, Allahu i Plotfuqishëm, për shkak të kësaj do të na sprovojë më shumë. Por, këtu ka edhe diçka tjetër.

Shejtani gjithashtu i di begatitë tona. Dhe ai dëshiron t’i shfrytëzojë njerëzit rreth nesh, që t’i kthejë këto begati dhe ne të mendojmë se ato janë mallkim. Allahu i Plotfuqishëm nuk na ka nderuar vetëm me mirësi të jashtme, siç është pamja, fuqia e trupit, pasuria ose intelekti. Ndonjëherë, Ai na jep edhe kualitete si dhembshuria, durimi, mirësjellja, bujaria, dashuria për përhapjen e së mirës, aftësia e këshillimit të mirë etj. Shejtani i shikon këto kualitete tek ne dhe dëshiron të na i vjedhë ato.

Si e bën ai këtë?

Nëse jemi shpirtmirë, shejtani mund t’i nxisë disa njerëz në jetën tonë, ndaj të cilëve ne kemi qenë vetëm të mirë, ​​që ata të bëhen më të këqij ndaj nesh. Nëse ju ndihmojmë, ai mund t’i nxisë disa, të cilëve ju kemi ndihmuar, që të na sulmojnë, sikur të ishim armik i tyre. Nëse jemi bujar, shejtani mund ta përdorë dikend, të cilit i kemi ndihmuar, që të na akuzojë se jemi të pangopur. Nëse jemi mësues, ai mund t’i nxisë nxënësit, që të na quajnë injorant.

Më e rëndësishmja, ai mund t’i shfrytëzojë ata, të cilëve ju kemi shërbyer, ose ndaj të cilëve, në ndonjë mënyrë kemi qenë të mirë, dhe i shtynë ata që të sillen keq me ne. Pejgamberi (savs), ka ardhur me mesazh, i cili i lidh zemrat dhe i forcon raportet familjare dhe farefisnore. Ata të cilët ishin më të afërm në familjen e tij, e akuzuan për shkëputje të raporteve familjare.

Po pse shejtani e bën këtë?

Këto begati që na i ka dhënë Allahu… si begatia e dhënies, mësimdhënies, ndihmës, mëshirës, ndjeshmërisë, kujdesit, durimit etj. … shejtani dëshiron që ne t’i themi vetes se këto nuk janë begati. Por, ato janë diçka që njerëzit i shfrytëzojnë. Ato, në vend të kësaj, janë mallkim. Duhet të pushoni ta harxhoni kohën tuaj dhe të filloni të kujdeseni për veten. Jetojeni jetën tuaj…

Dhe kështu shejtani na i vjedh begatitë, që Allahu na i ka dhuruar, për t’i shfrytëzuar në arritjen e kënaqësisë së Tij. Mos të harrojmë, se këto begati janë aty që ne ta gjejmë qëllimin. Allahu i Plotfuqishëm dëshiron të shohë se sa ne i vlerësojmë ato begati. Ato nuk janë të lira, prandaj nuk janë falas. Sa dhimbje, të cilat na i shkaktojnë njerëzit, jemi të gatshëm t’i përballojmë, vetëm të mos e humbim atë që Allahu na ka dhënë? Kjo do të na tregojë neve dhe Zotit tonë se sa vlerë kanë begatitë e Tij në zemrën tonë. Mos të lejojmë që dhembshuria, e cila na nxit t’i ndihmojmë njerëzit, të mbyllet për shkak të mohimit të tyre, ose të keqdashjes së tyre të pajustifikuar.

Mos të lejojmë që mendja jonë të jetë e preokupuar me ata që na kanë lënduar. Le të jenë një pikë në pasqyrën tonë, e cila bëhet gjithnjë e më e vogël. Ne kemi gjëra më të mëdha për të bërë në jetë sesa ta lejojmë shejtanin të na preokupojë me ata që përpiqen të na i vjedhin begatitë tona. Përgjigja më e mirë që ne mund tu japim atyre, është që t’i injorojmë dhe të bëjmë edhe më shumë të mira sesa që kemi bërë më parë. Asgjë nuk i lëndon ata më shumë, as shejtanin, sesa kjo.

Numan Ali Kan; IslamBosna.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

 

Mos i humb

Devotshmëria midis mundësive dhe përtacisë

Opoja.net

Kur namazi është në vendin e parë në jetën tuaj, gjërat tjera automatikisht e zënë vendin e vet të duhur

Opoja.net

Dhe vjen fundi i ramazanit

Opoja.net

Zekati i fitrit – Rregulla dhe dobi

Opoja.net

Dhjetë ditët e fundit të ramazanit

Opoja.net

Dilemat rreth korrektësisë së agjërimit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net