Mullinjtë e harruar të Dragashit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Valavica e vetme në Kosovë ndodhet në Bellobrad

“Dihet saktë se dikur ka pasur disa valanica, si në Bellobrad, Zgatar dhe Bresanë, mirëpo me kohë ato tanimë janë duke u zhdukur dhe kah fundi i shekullit XX duket se është vetëm një në Bellobrad. Me hyrjen e stofit në përdorim, edhe në këto anë malore, filloi evropianizimi i kësaj ane, duke u veshur si evropianë dhe roli i këtyre valavicave dhe rrobave të leshit po bie”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot”, Muharrem Qafleshi

Në Prizren gjatë stinës së vjeshtës e dimrit ka mjegull dhe po të udhëtosh në komunën e Sharrit nga atje, qyteti i Prizrenit mund të duket si pllajë deti. Komuna e Sharrit është një nga vendbanimet që për shkak të reliefit dhe vetë gjeografisë ishin të detyruar të jetonin në kushte më të veçanta. Kur shkohet në komunën e Sharrit, atje përballesh me shumë fakte të mullinjve të dikurshme që ishin të shumtë. Kurse atje dikur për shkak te nevojave kishte edhe shumë valavica që shërbenin për tekstilin e kohës. Pastaj atje thuhet se ka një mal historish të ndryshme dhe përplot fakte tjera e dëshmi arkeologjike. Muharrem Qafleshi, studiues tipik i kësaj ane dhe njohës i shumë zhvillimeve historike të komunës së Sharrit, e veçanërisht të pjesës së Opojës, është shprehur për “Kosova Sot” se në Bellobrad të Opojës është valavica e vetme në Kosovë, që është funksionale.

Disa mullinj janë pjesë e trashëgimisë kulturore

Valavica e ka bërë shkeljen e zhgunës, e pastaj ka qenë e gatshme për qepje të veshjeve të meshkujve si tirqit, mintani, koporani. Ngase pa shkeljen ose ngjeshjen e zhgunës në valavicë nuk ka mundur të përdoret për veshje se zhguna ishte e vrazhdë ajo shtypet ose ngjeshej nga dy çekanë, të cilët e rrahin zhgunën deri në finalizimin e saj. obrad, Zgatar dhe Bresanë, mirëpo me kohë ato tani më janë duke u zhdukur dhe kah fundi i shekullit XX tashmë duket se është vetëm një në Bellobrad. Me hyrjen e stofit në përdorim edhe në këto anë malore filloi evropianizimi i kësaj ane duke u veshur si evropianë dhe roli i këtyre valavicave dhe rrobave të leshit bie”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot”, Muharrem Qafleshi. Derisa, njëherësh pos valanicave, komuna e Sharit ishte e veçuar edhe për faktin se ka pasur një numër të madh mullinjsh, kjo edhe për faktin se ka pasur lumenj të shumtë dhe për shkak të kodrinave ata ishin të shpejtë e të rrëmbyeshëm dhe këto ishin kushte shumë të mira për të pasur edhe mullinj. Qafleshi thekson se për shkak të nevojave të reja mullinjtë janë rinovuar dhe që hyjnë në trashëgiminë kulturore e historike të komunës. “Ata janë dy në Bellobrad, që janë funksional, në Sharr është i rinovuar, por për shkak të mungesës së ujit është jo funksional. Në Leshtan të Gorës po ashtu është rinovuar nga CHwB, që është njëri ndër mullinjtë më të bukur të kësaj ane. Ka edhe disa sosh në fshatin Bresanë”.

Natyra e bukur

Qafleshi thekson se vizita në këtë komunë mund të fillojë në Namazgjahun në fshatin Buzez, i dyti lokalitet i tipologjisë së tillë i ruajtur në Kosovë dhe do të përcillet me shpjegim të lokaliteteve nga një historian i rajonit. Tutje do të vizitohet edhe Mulliri i vjetër, ndërsa aktiviteti do të përfundojë me hapjen e Muzeut etnologjik të kësaj komune, ku mund të takohesh me pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Sharr. “Gjatë këtij rrugëtimi, do të keni mundësi të shijoni edhe natyrën e bukur që ofron ky rajon. E prej atje shpesh në vjeshtë e në dimër po e shikove Prizrenin duket një pjesë deti i përmbytur”, është shprehur ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-